Instagram arrin 3 miliardë përdorues aktivë mujorë! - Business Magazine Albania

Instagram arrin 3 miliardë përdorues aktivë mujorë!

Instagram arrin 3 miliardë përdorues aktivë mujorë!

Instagram ka arritur tashmë në 3 miliardë përdorues aktivë mujorë, sipas njoftimeve të CEO-së së Meta-s, Mark Zuckerberg, dhe drejtuesit të Instagram-it, Adam Mosseri.

Ky është një moment historik i rëndësishëm për platformën në pronësi të Meta-s, e cila kishte regjistruar 1 miliard përdorues në vitin 2018. Mosseri theksoi në një video se rritja e viteve të fundit është nxitur kryesisht nga DM-të, Reels dhe rekomandimet. Për këtë arsye, Instagram do të vijojë të përqendrojë zhvillimin e aplikacionit tek këto tre elementë, duke e orientuar gjithnjë e më shumë rreth mesazheve direkte, videove të shkurtra dhe përmbajtjes së rekomanduar. Megjithëse kjo qasje ka sjellë rritje të ndjeshme, shumë përdorues janë shprehur të pakënaqur pasi preferojnë të shohin më shumë foto dhe përmbajtje nga miqtë e tyre, sesa postime nga llogari që nuk i ndjekin.

Lexo edhe:Ish-CEO i Google, Eric Schmidt paralajmëron: SHBA mund të humbasë garën për AI ndaj Kinës

Në muajt e ardhshëm, Instagram do të testojë një opsion të ri që u jep mundësi përdoruesve të rregullojnë më mirë algoritmin e Reels. Më pas, ky funksion mund të zgjerohet edhe në feed-et e tjera të aplikacionit. Shembull: nëse bazuar në aktivitetin tuaj Instagram ju rekomandon tema si futboll amerikan, fotografi analoge apo shah, ju do të mund të hiqni nga algoritmi një temë që nuk ju intereson më, për shembull futbollin amerikan, nëse ekipi juaj i preferuar nuk po performon mirë. Instagram po planifikon gjithashtu të ndryshojë shiritin e navigimit poshtë aplikacionit, duke e zëvendësuar butonin për ngarkimin e përmbajtjes me një qasje më të drejtpërdrejtë tek mesazhet direkte.

Këto zhvillime vijnë ndërkohë që Meta përballet me procese gjyqësore për blerjet e saj të Instagram dhe WhatsApp, të cilat dyshohet se kanë qenë antikonkurruese. Dokumente të brendshme të publikuara gjatë procesit tregojnë tensionet e mëparshme mes Facebook-ut dhe Instagram-it. Instagram është bërë sot më i rëndësishëm në aspektin kulturor se Facebook-u, duke ngritur shqetësime tek Zuckerberg se rritja e Instagram-it po ndikon në rënien e popullaritetit të Facebook-ut, sidomos tek të rinjtë. Për këtë arsye, Meta po përpiqet prej disa vitesh të gjejë mënyra për ta bërë Facebook-un “cool” përsëri.

techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0