Innovation NEST, përmbyll me sukses rrugëtimin e saj në Tiranë

Innovation NEST përmbyll me sukses rrugëtimin e saj në Tiranë


Dita e dytë e Inn Fest u përmbyll me sukses. Panel folësish të kualifikuar dhe fëmijë inteligjentë që shfaqën para publikut krijimet e tyre.  Kjo ishte pasqyra e kësaj dite të dytë, e cila mbajti për shumë orë me rradhë sallën të përqëndruar.

Secili nga të pranishmit në këtë event arriti të jetojë disa orë pranë risive teknologjike, ideve revolucionare dhe investitorëve më interesantë të Shqipërisë, Kosovës dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Në këtë ditë të dytë të kësaj eksperience të veçantë, ishte një panel të ftuarish i përbërë nga Etjen Xhafa, Zv Ministër i Ekonomisë, Joni Baboçi, Kushtrim Shala, Dr. Shenkuo Wu nga Beijing University “Artificial Intelligence”, Diana Leka, Janian Antoni e shumë të tjerë.

Edhe kjo ditë e dytë e Inn Fest 2019 u moderua nga Enio Civici, i cili foli për rëndësinë e këtij festivali, dhe theksoi se sot kemi shumë kompani ëngjëj, të cilët duan të investojnë në talentet e reja. Ai tha se këto investime dhe rritja e këtyre ideve duke i kthyer në biznese, do të ndikojë për mirë në ekonominë e vendit.

Ejten Xhafaj, i cili është edhe zëvendës Ministër Ekonomie vuri në pah rëndësinë e inovacionit në ditët e sotme. Para publikut ai tha se “Inovacioni po zë një vend shumë të rëndësishëm tek secili nga ne dhe këtë e dëshmon edhe smartphone të cilin e kemi gjatë gjithë kohës në xhep. Fakti që e përdorim kaq shumë teknologjinë si për qëllime pune dhe personale dëshmon rëndësinë e tij tek ne”.

Lexo: Rikthehet për të dytin vit Innovation NEST, foleja ku startup-et takojnë investitorët ëngjëj

Fabiola Duro dhe Erind Aliçkolli thanë së gjithësecili që ka një ide, duhet të besojë fort në të, pavarësisht kohës dhe situatës në të cilën ndodhet.

Përmes një video disa sekondëshe Joni Baboçi praraqiti projektin e ri të piramidës, për të cilin zoti Veliaj thekesoi ditën e djeshme se do të jetë në favor të startupeve dhe të rinjve të apasionuar pas inovacionit. Baboçi gjithashtu foli edhe për rëndësinë  e inovacionit në ditët e sotme.

 Nuk mungoi edhe Kushtrim Shala i cili prezantoi para publikut katër fëmijët me krijimet e tyre inovative.

  • Daniel Doçi – The virtual Car
  • Fiona Meqa- Smart Home
  • Viktoria Manushi- Game Codding On
  • Heidi Behluli- Robotice “Pet Food”

Ai tha se fëmijët sot me inteligjencën e tyre po surprizojnë edhe mësuesit. “Ata janë shumë kërkues”, tha Shala.  Krijimet e këtyre fëmijëve që nuk i kalonin të 13- at surprizuan të ftuarit. “Këta janë e ardhmja e inovacionit”- tha Enio Civici.

Fabiola Duro theksoi se vetë investitorët takohen me njëri tjetrin, sepse ngrenë struktura të tjera dhe shikojnë sektorë të tjerë ku po shihet investimi më i shpejtë i inovacionit dhe komponenti i dixhitalizimit.

Theksojmë se INN Fest është rrjeti i parë i ëngjëjve të biznesit në Shqipëri, i cili mbështet, investon dhe ndihmon në zhvillimin e sipërmarrjeve, industrive dhe teknologjive në të gjithë Gadishullin Ballkanik. Qëllimi i vetëm i INN Fest është fuqizimi i inovacionit, konkurueshmërisë, strukturimit dhe rritjes së të gjithë aktorëve të tregut, të cilët duan të sjellin ndryshimin.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0