Infermierja e apasionuar pas letërsisë, sjell vëllimin me poezi "Fjalët e librit"

Infermierja e apasionuar pas letërsisë, sjell vëllimin me poezi “Fjalët e librit”


E apasionuar pas letërsisë, por me profesion infermiere, Babeta Rexhepi sjell për lexuesin librin e saj të parë me poezi të titulluar “Fjalët e librit”. Një libër, në të cilin ajo ndërthur tema të ndryshme dhe prek fenomene aktuale të shoqërisë. “Ky është një libër, ku secili lexues do të gjejë veten”. Në një intervistë për BusinessMag.al Babeta sjell më shumë detaje nga libri i saj dhe nga ideja për krijimin e këtij libri.

Si lindi ideja e shkrimit të këtij libri?
Lidhja ime me letërsinë është e hershme. Mbaj mend se, që në vogëli mësuesit e parë të gjuhës dhe leximit veçonin tek unë aftësinë për të krijuar dhe për të interpretuar bukur. Kështu, pas shumë vitesh sprovash të të krijuarit, konkurimit në festivale të ndryshme letrare dhe antologjive, fitimit të disa çmimeve, vendosa të nxjerr në dritë librin tim të parë me poezi.

Pse keni zgjedhur ta titulloni kështu?
Libri titullohet “Fjalët e librit”, për vetë rëndësinë që ka kjo poezi për mua dhe kuptimin e thellë që përçon tek lexuesi. Nëpërmjet kësaj poezie, unë e personifikoj librin në një qenie duke i dhënë aftësinë për të shprehur dhimbjen e tij teksa lexuesit pakësohen për çdo ditë. Dua të prek një fenomen aktual të shoqërisë, që dita ditës po e braktis librin dhe pasojat që sjell kjo gjë për këtë, në fund unë bëj një kërkesë sublime që lexuesit mos të harrojnë librin dhe t’i kthejnë sytë përsëri nga ai.

Cilat janë temat që prek libri yt i poezive?

Libri është i ndarë në tre pjesë: vetes, dashurisë dhe jetës. Në çdo poezi përçohet një mesazh. Kryesisht unë i kam shkruar dashurisë, fëmijës, rinisë, tradhëtisë, natyrës, njerëzimit etj…Përse Babeta nuk zgjodhi të studionte letërsi por mjekësi?
Kjo është një pyetje që më bëhet shpesh. Zgjodha infermierinë sepse familja ime mendonte se i përshtatej personalitetit tim dhe mendoj se bëra mirë, pasi sot e dashuroj këtë profesion. Fakti që nuk studiova letërsi nuk ka qenë asnjëherë problem për mua pasi gjatë gjithë kohës kam investuar tek vetja, duke lexuar për çdo ditë dhe duke zhvilluar dhe krijmtarinë time gjithashtu.

Krijimiet që janë pjesë e këtij libri janë frymëzim i momentit, apo janë tema të mirëmenduara, që paraqesin një problematikë të caktuar?
Krijimet në këtë libër janë kryesisht frymëzime të momentit, por disa tematika kam dashur vetë t’i parashtroj në formën e poezisë pasi kam dashur të përcjell mesazhe, që për mua kishin shumë rëndësi t’i shpaloseshin lexuesit.

Çfarë synon përmes këtij libri?
Përmes këtij libri kërkoj që lexuesi të njihet me stilin tim të të shkruarit, botëkuptimin dhe mesazhet që unë kam dashur të përçoj.
Në të ardhmen të afërt, besoj se do të vij me një roman, me të cilin kam mbi dy vite që po punoj dhe do ketë një tematikë krejt ndryshe, nga ajo me të cilën jam shfaqur tek lexuesi deri tani.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0