iNews: "Shqipëria, ndër destinacionet që duhen vizituar patjetër gjatë shkurtit!" - Business Magazine Albania

iNews: “Shqipëria, ndër destinacionet që duhen vizituar patjetër gjatë shkurtit!”

iNews: "Shqipëria, ndër destinacionet që duhen vizituar patjetër gjatë shkurtit!"

Ditët e gjata dhe të errëta të janarit janë koha e përkryer për të filluar planifikimin për të vizituar vende me klimë më të ngrohtë.  Ndërsa ky muaj shpesh duket i pafund, gjysma e shkurtit është më pak se katër javë larg  dhe duhet të gjeni çmime të lira për biletat, nëse jeni të përgatitur të vizitoni destinacione më të ngrohta dimërore. Sipas Skyscanner, në gjashtë destinacionet që janë në trend për pushime të lira përshihen: Shqipëria, Malta, Qipro, Maroku, Toskana dhe Costa Blanca.

Shqipëria

iNews: "Shqipëria, ndër destinacionet që duhen vizituar patjetër gjatë shkurtit!"

Shumë vizitorë në Shqipëri në dimër migrojnë në male për sporte dimërore, por zonat e ulëta kanë një klimë shumë më të butë. Adhuruesit e arkitekturës do ta pëlqejnë përzierjen eklektike të ndërtesave të epokës osmane dhe sovjetike në Tiranë, kryeqytetin e vendit, ku mund të vizitoni gjithashtu Piramidën e braktisur (një ish-muze dhe bazë e NATO-s), xhaminë elegante të Et’hem Beut dhe Bunk’Art, një galeri në një bunker nëntokësor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0