Këto janë shifrat e Indeksit Global të Skllavërisë 2018, ku Shqipëria renditet në vendin e 43-të nga 167 ekonomitë, të cilat janë analizuar në raport, sa i përket prevalencës së skllavërisë, që përfshin trafikimin e qenieve njerëzore, puna e detyruar, martesa e detyruar apo shitja dhe shfrytëzimi i fëmijëve. Ndërkohë, përgjigja e qeverisë shqiptare përfshin:
– Të mbijetuarit e skllavërisë janë identifikuar dhe mbështetur për të dalë dhe të mbahen jashtë skllavërisë moderne.
– Mekanizmat e drejtësisë kriminale funksionojnë në mënyrë efektive për të parandaluar skllavërinë.
– Koordinimi ndodh në nivel kombëtar dhe rajonal dhe qeverive u mbahet llogari për përgjigjen e tyre.
– Faktorët e riskut, të tillë si qëndrimet e tyre, sistemet sociale dhe institucionet që mundësojnë skllavërinë moderne, adresohen.
– Qeveria dhe biznesi ndalojnë furnizimin e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara nga puna e detyruar.