Inagurohet laboratori Smart Home në shkollën Gjergji Canco

Inagurohet laboratori Smart Home në shkollën Gjergji Canco


Në ambientet e shkollës Teknike Elektrike Gjergji Canco, u zhvillua dita e hapur, në të cilën u bë inagurimi i laboratorit modern “Smart Home” si dhe çertifikimi i mësuesve që dhanë kontributin e tyre në këtë projekt. Drejtoresha e shkollës, Hedie Gjoni tha se ndihet krenare që shkolla ka një laborator të tillë. Ajo falenderoi të gjithë personat që dhanë kontribut për realizimin e këtij projekti. “Ndihem krenare për këtë arritje dhe për punën e pa lodhur të stafit tim, të cilit i jam tej mase mirënjohëse”.

Martin Dietschi, drejtor i Swisscontact për Shqipërinë vlerësoi  mundësinë e kontributit në teknologjinë shqiptare, e sidomos në krijimin e këtij laboratori. Ai theksoi se do të vazhdojë mbështetja në këtë drejtim.

Lexo: Drejt rikonstruksionit 3 shkolla të mesme profesionale në vend

Në ambientet e laboratorit “Smart Home”, dy profesorët e Inteligjencës Artificiale shpjeguan me detaje gjithçka rreth laboratorit. Z. Rene Vander Gaag, përfaqësues i DigitalSTORM si dhe Lulëzim Veliu dhe Milaim Deliu, të cilët janë përfaqësues të Smart Albania theksuan avantazhet e smarthome. Sipas tyre, me krijimin e këtij laboratori, shkolla Gjergji Canco është një hap para të gjitha shkollave të rajonit, vlerë e shtuar kjo për vendin dhe të gjithë nxënësit që studiojnë aty.

Një tjetër pikë kyçe e eventit ishte edhe çertifikimi i mësuesve të trajnuar në modulin “Smart Home” e më tej të gjithë të ftuarit u njohën me ambientet laboratorike të shkollës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0