Ilir Rruci krijon djepin elektrik dhe dronin solar, zë në ShBA vendin e tretë në botë
Përditësuar së fundmi: 06/12/2017

Ilir Rruci krijon djepin elektrik dhe dronin solar, zë në ShBA vendin e tretë në botë

Share
nga Anerola Torollari
Dhj 06, 2017
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Ilir Rruci, student i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, ka krijuar djepin elektrik, i cili është praktik edhe në jetën e përditshme. Iliri ka thënë se ky djep funksionon me telekomandë, muzikë dhe me pilot që aktivizohet deri në 10 metra.

Këtë realizim e kam bërë për mbesën time dhe testimin e kam bërë me të,” shprehet ai.

Rruci përveç djepit elektrik ka krijuar edhe dronin solar: “Me realizimin e dronit e kam sfiduar veten në garat e mbajtura gjatë muajit Korrik, në New York të Amerikës, ku kam fituar edhe vendin e tretë në botë.” Ai ka shtuar se studimet në Kolegjin AAB e kanë ndihmuar në punën e programimit dhe i falënderon të gjithë profesorët për punën e tyre të palodhshme ndaj tij dhe studentëve tjerë.

burimi: AAB-Edu