IKEA po rishikon modelin e saj të biznesit. Dyqane në qendër të Parisit - Business Magazine Albania

IKEA po rishikon modelin e saj të biznesit. Dyqane në qendër të Parisit


IKEA planifikon të investojë 400 milionë euro në Francë në tre vitet e ardhshme, pasi po ndërton dyqane të reja në qendër të qytetit, ka thënë drejtori ekzekutiv i IKEA-s për Francën, Walter Kadnar.

IKEA, shitësi më i madh i mobiljeve me pakicë në botë, është i njohur për dyqanet e veta të shërbimit të jashtëm të qytetit, por po transformon modelin e saj të biznesit që të kujdeset më shumë për konsumatorët, të cilët mund të porosisin onlinë e të presin pajisjet në shtëpi.

Dyqani i parë është hapur në qendër të Parisit pranë monumenteve historike, një lagje e populluar me turistë.

Hapja vjen ndërsa Parisi po përballet me protesta anti-qeveritare “jelekët e verdhë”, edhe pse aktet e dhunës nga demonstratat  kanë rënë së fundi.

Franca është tregu i tretë më i madh për IKEA-n, pas Gjermanisë dhe SHBA.
Në Francë IKEA punëson rreth 10 mijë veta, ndërsa shitjet u rritën 3% vitin e kaluar.

Që nga  angazhimi i tij si CEO i grupit në vitin 2017, Jesper Brodin ka rritur përpjekjet për të rishikuar modelin e biznesit të IKEA-s, me qëllim të rrisë shitje e-commerce dhe t’u përgjigjet konsumatorëve që nuk kanë më kohë ose makina për të shkuar në qendrat tregtare jashtë qytetit.

Reuters

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0