Ai është kapiten dhe trajner i ekipit kombëtar të kujtesës në Suedi, i cili fitoi medaljen e artë në vitin 2014. Idrizi ka trajnuar shumë atletë dhe gjithashtu ka botuar libra në temën e trajnimit të kujtesës.
Me aplikacione si “Zogaj Memo Gym”, “Remente” dhe “BrainFight”, Idrizi e ka çuar trajnimin e trurit në një nivel të ri . Videoja në youtube Idriz TEDx “Si të bëhesh një mjeshtër i memories”, me më shumë se 8 milionë shikime, është fjalimi më i shikuar dhe i pëlqyer për kujtesën në botë. Ajo renditet në top 30-shen e të gjitha videove në TEDx të publikuara deri më tani.
Idriz ishte memorizuesi më i mirë i Suedisë për pesë vjet me radhë, 2004-2008, dhe është themelues dhe kryetar i Këshillit Suedez të Sporteve të Kujtesës.
Misioni i Idrizit është që të bëjë trajnimin e kujtesës të përshtatshëm për të gjithë dhe diçka detyruese që duhet të mësohet në shkolla.
Kohët e fundit ai është i përfshirë në një hulumtim shkencor për trurin për një universitet të madh suedez.
Ai gjithashtu ka marrë pjesë në dy dokumentarë, “Tokat më të Ftohta të Suedisë” dhe “Kujtimet më të mira të Suedisë”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.