"Ideja jote për Biznes", programi që shndërron idetë e mëdha në biznese të mëdha - Business Magazine Albania

“Ideja jote për Biznes”, programi që shndërron idetë e mëdha në biznese të mëdha


Programi “Ideja jote për Biznes” është projektuar për një qëllim – për të kontribuar në ekonominë e vendit e për të ndihmuar gjeneratën e ardhshme të inovatorëve shqiptarë të jenë të suksesshëm edhe në tregjet globale.

Për të arritur qëllimin e tij, programi identifikon sipërmarrësit me idetë më premtuese përmes një procesi konkurues, duke ofruar shpërblime për fituesit dhe ndihmë intensive follow-up.

Përmes një tradite të përvitshme, ky program ndihmon sipërmarrësit shqiptarë që kanë një ide biznesi të ndërtojnë një biznes të mirëfilltë. Në edicionin e tij të dytë programi vjen me fokus ndaj ideve StartUp.

Në kuadrin e përgjegjësisë sociale që Grupi Balfin ka ndaj shoqërisë shqiptare, synon të mbështesë të rinj e të reja, njerëz me ide, të cilët janë të gatshëm të zhvillojnë bizneset e tyre dhe të jenë të suksesshëm.

Pse duhet të merrni pjesë?

Bizneset e suksesshme fillojnë me punë, me lidhjet e duhura dhe me frymëzim. Nëse ju keni një ide dhe dëshironi ta ktheni atë në një biznes fitimprurës, programi “Idjea jote për Biznes” mund t’ju ndihmojë. Nëse kërkoni t’i jepni jetë projektit tuaj, si dhe të ndërtoni një strategji biznesi, kjo është mënyra më e mirë për ta arritur këtë gjë.

Aplikoni për t’u bërë pjesë e këtij programi dhe shfrytëzoni shansin për t’ja prezantuar idenë tuaj Grupit Balfin, Grupit më të madh të investimeve në Shqipëri.

Duke marrë pjesë në programin “Ideja jote për Biznes” ju përfitoni:

  • Çmim monetar për të nisur biznesin tuaj
  • Mbështetje profesionale në realizimin e ideve tuaja

Faza I

Brenda pesë ditëve nga data e aplikimit, ju do të njoftoheni se projekt-ideja juaj është marrë në shqyrtim. Të gjitha aplikimet do të kalojnë fillimisht një filtrim sipërfaqësor nga idetë e pabaza ose joreale. Aplikantët me idetë më të mira, të cilat do të përzgjidhen nga Steering Committee do të njoftohen nga organizatorët e programit për kalimin e tyre në fazën e dytë.

Faza II

Në fazën e dytë, të gjithë aplikantët e përzgjedhur për të vazhduar konkurimin do të kenë mundësinë të takohen me përfaqësues të Grupit Balfin, profesionistë të fushës së biznesit, të cilët do të ofrojnë asistencën e nevojshme për konkurentët, në mënyrë që ata të përsosin strategjitë e tyre të biznesit.
Nëpërmjet konsultimeve të vazhdueshme, pjesëmarrësit në program do të përfitojnë suport maksimal për të zhvilluar më tej projektet e tyre dhe për të plotësuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm.
Prej tyre, idetë më të mirë-strukturuara do të përzgjidhen nga Steering Committee si finalistë të programit dhe do të kalojnë në fazën e tretë.

Faza III

Nëse përzgjidheni si një nga finalistët e programit “Ideja jote për Biznes” dhe pasi të keni reflektuar në projekt të gjitha udhëzimet e dhëna nga profesionistët e fushës, ju do të paraqisni planin tuaj të biznesit, shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm përpara një jurie profesioniste nëpërmjet një prezantimi të shkurtër.

Nga kjo fazë do të shpallen edhe fituesit e programit “Ideja jote për Biznes”, të cilët do të përfitojnë:

• Çmimi I – Shpërblim në formën e një granti në vlerën 200.000 ALL
• Çmimi II – Suport në përgatitjen e dokumentacionit të duhur si dhe orientim në adresimin e institucioneve financare dhe atyre mbështetëse për të aplikuar për fonde si dhe zhvillimin e një plani të mirëfilltë biznesi.

Disa mund ta konsiderojnë thjesht një konkurs, por “Ideja jote për Biznes” është shumë më shumë. Programi ndihmon sipërmarrësit në zhvillimin e aftësive të tyre.  Të gjithë pjesëmarrësit e programit “Ideja jote për Biznes” janë fitues. Thjesht duke qenë pjesë e ketij procesi ju merrni gjithë suportin e nevojshëm për të përmirësuar strategjitë tuaja të biznesit.

Aplikoni KËTU

BALFIN është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Portofoli i investimeve të Grupit mund të kategorizohet në aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me pakicë, menaxhim i hapësirave tregtare apo industrial, shërbime, telekomunikacion, fincancim i konsumatorëve, industri minerare, turizëm, energji dhe agrikulturë. Grupi Balfin është një aktor kryesor në tregjet shqiptare dhe ato ndërkombëtare duke vepruar në 10 vende.

Burimi: balfin.al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0