“Iberia” zbarkon në Shqipëri, kompania më e madhe e fluturimeve spanjolle - Business Magazine Albania

“Iberia” zbarkon në Shqipëri, kompania më e madhe e fluturimeve spanjolle

“Viti duket se ka filluar mbarë, me rreth 2 milionë turistë që kanë vizituar deri më tani vendin tonë. Duke parë fluksin e turistëve nga Spanja, prej disa ditësh ka nisur të operojë linja më e madhe ajrore spanjolle “Iberia”, me fluturime direkt 3 herë në javë nga Madridi për Tiranë”.Ky partneritet u përshëndet nga një delegacion i lartë i turizmit spanjoll, që mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Drejtori Operacional i Aeroportit, Piervittorio Farabbi, e cilësoi Aeroporti Ndërkombëtar të Tiranës si motorrin e zhvillimit të turizmit në Shqipëri.

“Ardhja e Iberias nuk sjell vetëm turistë nga Spanja, por nga e gjithë bota, nëpërmjet Madridit si qendër lidhëse, sepse kjo Iberia operon në shumicën e vendeve të botës”.

lvaro Renedo Zalba, Ambasadori i Spanjës për Shqipërinë pohoi se ky zhvillim do të forcojë marrëdhënien Shqipëri – Spanjë në një aspekt strategjik, siç është turizmi.

“Jam i bindur se kjo linjë do të vazhdojë të ndikojë në rritjen e madhe të numrit të turistëve nga Spanja. Faleminderit për këtë urë të rëndësishme mes Spanjës dhe Shqipërisë”.

lexo: Tirana 3 ditë qendër e turizmit evropian

Delegacioni spanjoll kryesohej nga Z. Felix de Paz Zalba, Kreu i Tour Espagna, Agjensia Kombëtare e Promovimit të Turizmit në Spanjë.

“Ardhja e Iberia në Shqipëri është domethënëse sepse është një prej linjave ajrore më të mëdha në botë. Avioni me të cilin erdhëm nga Madrid ishte plot, dhe kjo tregon shumë që epoka e re e turizmit është tashmë një fakt”.

Në emër të qeverisë shqiptare, Drejtori i Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj falenderoi kompaninë Iberia si një lidhje e rëndësishme me Europën.

“Faleminderit Kontrollit Ajror dhe Aeroportit që i përgjigjen me infrastrukturë rritjes së turizmit në Shqipëri. Më shumë turistë do të thotë më shumë fluturime, më shumë kapacitete, më shumë vende të reja pune dhe sigurisht rritje ekonomike për vendin”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0