Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve gjatë muajit gusht 2025, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Në total, 3.368.104 persona shqiptarë dhe të huaj përgjatë këtij muaji kanë hyrë në territorin e vendit, duke shënuar një rritje prej 8,4% krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.
Nga këta, 986.240 kanë qenë shtetas shqiptarë, me një rritje vjetore prej 5,1%, ndërsa pjesën më të madhe e përbëjnë shtetasit e huaj, 2.381.864 gjithsej, ose 9,9% më shumë se në gusht 2024.Edhe daljet kanë pasur një rritje të fortë. Gjatë gushtit 2025, 3.335.824 persona kanë lënë Shqipërinë, duke u rritur me 12,1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Prej tyre, 994.573 janë shtetas shqiptarë (+10,3%) dhe 2.341.251 shtetas të huaj (+12,8%).
Pjesa dërrmuese e hyrjeve të të huajve, 97%, vjen nga Evropa, ku rajoni i Evropës Jugore zë vendin kryesor me 77% të vizitorëve, i ndjekur nga Evropa Perëndimore (9%) dhe Evropa Qendrore/Lindore (8%). Këto të dhëna e konfirmojnë Shqipërinë si një destinacion të preferuar brenda rajonit mesdhetar.
Lexo edhe: ECB: Punë nga shtëpia, por jo pagë më e ulët për europianët!
Sa i përket qëllimit të udhëtimit, 99% e hyrjeve të të huajve në gusht 2025 kanë qenë për arsye personale, me një rritje prej 9,8% krahasuar me vitin e kaluar. Brenda kësaj kategorie, udhëtimet për pushime dhe vizita tek të afërmit dominojnë shifrat, ndërsa udhëtimet tranzit janë rritur ndjeshëm (+166,6%). Hyrjet për arsye biznesi dhe profesionale kanë njohur gjithashtu një rritje të fortë prej 23,3%.
Këto të dhëna reflektojnë tendencat pozitive në turizëm.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.