ECB: Punë nga shtëpia, por jo pagë më e ulët për europianët! - Business Magazine Albania

ECB: Punë nga shtëpia, por jo pagë më e ulët për europianët!

ECB: Punë nga shtëpia, por jo pagë më e ulët për europianët!

Shumica e europianëve nuk do të pranonin një ulje të ndjeshme të pagës vetëm për të punuar disa ditë nga shtëpia, sipas Bankës Qendrore Europiane (ECB).

Mesatarisht, punonjësit do të toleronin një reduktim prej vetëm 2.6% të pagës për të punuar dy ose tre ditë në javë nga shtëpia, thuhet në një raport të publikuar së fundmi.

Lexo edhe: Amerika përballet me një krizë të shkrim-leximit. A është AI zgjidhja apo pjesë e problemit?

Punë nga shtëpia, pa kompromis financiar për europianët

Europeans Don’t Want Financial Trade-Off to Work From Home

Të dhënat, të mbledhura nga Anketa mujore e Pritshmërive të Konsumatorit të BQE-së, tregojnë se 70% e të anketuarve nuk do të pranonin asnjë ulje të pagës për të punuar nga shtëpia. Rreth 13% do të pranonin një reduktim nga 1%-5%, ndërsa 8% do të pranonin një ulje nga 6%-10%. Megjithë përpjekjet e kompanive për t’i kthyer punonjësit në zyrë pesë ditë në javë, prania në ambiente pune mbetet më e ulët se nivelet para pandemisë. Të dhënat e Eurostat tregojnë se pjesa e punonjësve 20-64 vjeç, që punuan të paktën një herë nga shtëpia në vitin 2024 ishte 22.4%, gati dyfishi krahasuar me vitin 2019. “Ne gjejmë një variacion të madh në gatishmërinë për të pranuar ulje page mes modeleve të ndryshme të punës nga shtëpia,” shkruajnë ekonomistët António Dias da Silva dhe Marco Weissler në raport. Sipas tyre, ata që aktualisht punojnë nga shtëpia më shpesh janë më të prirë të pranojnë një ulje më të lartë të pagës për të ruajtur këtë mënyrë pune,  mesatarisht deri në 4.6%. “Ndërsa ata që punojnë nga shtëpia vetëm një ditë në javë do të pranonin një ulje prej vetëm 1.6%,” theksohet në raport.

msn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0