Huawei-Voicewise eksperimentojnë diagnozën Covid-19 përmes zërit - Business Magazine Albania

Huawei-Voicewise eksperimentojnë diagnozën Covid-19 përmes zërit

Kompania e telekomunikacionit “Huawei” dhe “Voicewise” nga Universiteti “Tor Vergata” i Romës kanë nisur një projekt-pilot hulumtimi të bioshënuesve të zërit për infeksionin COVID-19 nëpërmjet Inteligjencës Artificiale. “Studimi klinik lindi me qëllimin për të verifikuar mundësinë e identifikimit të infeksionit COVID-19 përmes analizës së mostrave të zërit, duke përdorur algoritme të inteligjencës artificiale të zhvilluar nga “Voicewise -shpjeguan studiuesit në një shënim.- Kjo analizë synon gjithashtu, “matjen” e nivelit të ashpërsisë së infeksionit, si edhe monitorimin e ecurisë të tij, madje edhe në fazën e shërimit pas daljes nga spitali ose te pacientët në izolim në shtëpi”, vazhdon shënimi.

Prova klinike për të diagnostikuar dhe monitoruar infeksionin u zhvilluan në Spitalin Castelli në Romë, në Parkun Teknologjik Technoscience në Latina dhe në Poliklinikën e Fondacionit San Matteo në Pavia.

Në mbështetje të projektit, “Huawei Italia” siguroi pajisjet e nevojshme për eksperimentimin. Telefonat inteligjentë dhe tabletët “Huawei”, përmes përdorimit të aplikacionit në internet të zhvilluar nga “Voicewise” bënë të mundur regjistrimin dhe përvetësimin e zërave të pacientëve në repartet COVID, duke eliminuar çdo rrezik kontakti me pacientin.

ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Mos qaj për shkak se mbaroi, por buzëqesh sepse ndodhi.”
— Dr. Seuss
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0