Huawei i sjell miliarda dollarë ekonomive europiane

Huawei u sjell miliarda dollarë ekonomive europiane


Huawei, operatori kryesor i Teknologjisë dhe Informacionit në botë, e ka rritur ekonominë e Europës me 12.8 miliardë euro përmes aktivitetit të tij ekonomik në vitin 2018, duke mbështetur 169,700 vende pune direkt ose përmes zinxhirit të furnizimit, sipas një studimi të Oxford Economyics.

Kontributi i drejtpërdrejtë i Huawei në GDP-në europiane prej 2.5 miliardë eurosh në vitin 2018, është më shumë se dyfish krahasuar me vitin 2014, duke përfaqësuar rritjen vjetore prej 19% në vit në terma realë. Gjatë së njëjtës periudhë, punësimi i përgjithshëm i mbështetur nga Huawei u rrit me një mesatare prej 13% në vit, dhe të ardhurat totale tatimore ishin 17% më shumë në vit.

“Komisioni Europian dëshiron të sigurojë sovranitetin dixhital për BE-në duke krijuar një ekosistem të fortë teknologjik në të gjithë kontinentin. Ky raport tregon qartë se Huawei është ndër kompanitë lidere në Europë që do ta ndihmojë BE-në të arrijë objektivat e saj”, komentoi Abraham Liu, përfaqësuesi kryesor i Huawei në Institucionet e BE-së.

Lexoni gjithashtu:

Debati për 5G, Huawei: Nuk kemi ndërmend ta sjellim në Shqipëri

“Ne po japim një kontribut të madh në ekonominë e BE-së, duke ndihmuar Europën të përmirësojë kapacitetin prodhues dhe duke siguruar që kompanitë dhe industritë e saj të ndjekin ritmin e transformimit dixhital. Qëllimi ynë tani është të ndihmojmë Komisionin Europian të arrijë qëllimin e tij për ta bërë Europën “të përshtatshme për epokën dixhitale”.

Një partner i rëndësishëm për bizneset europiane

Huawei është ndër kompanitë që udhëheqin rrugën në arritjen e objektivave të BE-së duke ndërtuar rrjete të shpejta dhe të besueshme me të gjithë operatorët kryesorë europianë dhe duke investuar në kërkime dhe zhvillim.

23 Objektet e saj kërkimore në 12 shtete të Europës dhe programi kërkimor që përfshin 140 universitete europiane, duke u përqendruar në gjithçka, nga wireless deri në teknologji optike, informatikë cloud dhe materiale të reja, po ndihmojnë industritë europiane të forcojnë avantazhin e tyre në këto fusha.

Për më tepër, duke punuar në mënyrë aktive me bizneset europiane, Huawei po siguron që teknologjitë e saj të zbatohen në mënyrë që të maksimizojnë përfitimet për kompanitë individuale dhe shoqërinë më gjerësisht.

Oxford Economyics mati ndikimin e përgjithshëm ekonomik të Huawei për sa i përket kontributit të tij në GDP-në europiane, vendet e punës në të gjithë kontinentin dhe të ardhurat që gjeneron nga taksat.

Shifrat e ndikimit të Huawei

Në total, Huawei kishte një kontribut prej 12.8 miliardë eurosh në GDP-në e Europës në vitin 2018. Kjo përfshinte:

• Kontributin e drejtpërdrejtë të Huawei prej 2,5 miliardë eurosh, që rrjedh nga shpenzimet operacionale në qendrat  e tij në BE, Islandë, Norvegji dhe Zvicër.

• Një kontribut indirekt prej 5.4 miliardë eurosh përgjatë zinxhirit të furnizimit përmes blerjes së mallrave dhe shërbimeve të Huawei nga furnitorët në 12 vendet europiane nga të cilat Huawei blen më shumë.

• Një kontribut prej 4.9 miliardë eurosh, duke kapur përfitimet më të gjera ekonomike që vijnë nga pagat e punonjësve të Huawei dhe nga firmat në zinxhirin e saj të furnizimit, për punonjësit, të cilët më pas i shpenzojnë të ardhurat e tyre në blerje me pakicë, kohë të lirë dhe në njësi të tjera. Ai gjithashtu përfshin aktivitetin ekonomik të stimuluar në zinxhirët e furnizimit të këtyre njësive.

Huawei mbështeti gjithsej 169,700 vende pune europiane në vitin 2018 përmes këtyre tre kanaleve të ndikimit. Kjo përfshin 13,300 punonjës të përhershëm dhe staf të kontraktuar në njësitë europiane të Huawei, plus edhe 80,300 vende të tjera pune në firmat europiane brenda zinxhirit të furnizimit në të gjithë botën.

Huawei.eu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0