Huawei ndalon disa linja prodhimi të smartfonëve të saj - Business Magazine Albania

Huawei ndalon disa linja prodhimi të smartfonëve të saj


Huawei ka ndaluar disa nga prodhimet e saj të smartfonëve, pasi njoftoi më parë objektivin e saj për t’u bërë shitësi më i madh në botë i smartfonëve deri vitin e ardhshëm, sipas një raporti nga South China Morning Post.

Lexoni: Beteja tregtare mes gjigantit Huawei dhe qeverisë së SHBA (historiku)

Raporti specifikonte se ndalimi i disa linjave prodhuese ishte nga Foxconn, “prodhuesi elektronik i Tajvanit që mbledh produkte mobile për shumë marka telefonike duke përfshirë Apple dhe Xiaomi”, mes reduktimit të porosive për telefona të rinj.

Ndërsa situata e re është shfaqur, është shumë herët për të thënë nëse ne jemi në gjendje të arrijmë qëllimin,” u tha gazetarëve Zhao Ming, president i Honor, një markë smartphone e Huawei. Ai po iu përgjigj pyetjeve rreth planit të Huawei për të mundur Samsung Electronics në shitjet e smartfonëve përpara fundit të vitit 2020.

Shitjet globale të smartfonëve të kompanisë u rritën në 15.7% në tremujorin e parë të vitit 2019 nga 10.5% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga firma kërkimore e industrisë Gartner.

Gjiganti teknologjik më parë pranoi se po përshpejton përpjekjet për të zhvilluar sistemin e saj operativ të smartfonëve dhe app store e saj në përgjigje të administratës së presidentit Trump që shtoi kompaninë në një listë të zezë tregtare.

Lista e zezë e kufizoi kompaninë nga blerja e shërbimeve dhe pjesëve nga kompanitë amerikane pa miratim, duke ndikuar në mos aksesimin e shumë pajisjeve dhe softuerëve amerikanë të prodhuar nga kompanitë si Qualcomm dhe Google.

Masa erdhi si një zhvillim i ashpër në rritjen e tensioneve midis marrëdhënieve tregtare të SHBA dhe Kinës.

Lexoni: Ndalimi i produkteve të Huawei, ja çfarë do të thotë për vetë kompaninë dhe SHBA

Më 10 Maj 2019, Trump sinjalizoi fundin e negociatave zyrtare, duke ngritur tarifat nga 10% në 25% të importeve kineze.

Kina më pas ngriti tarifat mbi mallrat amerikane, që hyri në fuqi më 1 Qershor para se ministri i jashtëm i Kinës akuzoi SHBA për përfshirjen në “terrorizëm ekonomik” dhe insistoi që Kina nuk “kishte frikë” nga SHBA.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0