Huawei dhe Verizon arrijnë marrëveshjen për zgjidhjen e gjyqeve për patentat - Business Magazine Albania

Huawei dhe Verizon arrijnë marrëveshjen për zgjidhjen e gjyqeve për patentat

Huawei

Kompania kineze e telekomunikacionit Huawei dhe ajo amerikane Verizon Communications janë dakordësuar për të bashkëpunuar në zgjidhjen e një pjese të proceseve gjyqësore që pretendojnë shkelje të patentës.

Marrëveshja konfidenciale u arrit disa ditë pasi u hap një nga dy proceset gjyqësore për këtë akuzë. Huawei dhe Verizon paraqitën mocione të përbashkëta për të hedhur poshtë të dyja çështjet, si dhe kundërpaditë e Verizon gjatë seancës në dy gjykata në Teksas të SHBA.

Verizon deklaroi se janë mjaft të lumtur që arritën marrëveshjen e bashkëpunimit me Huawei, ku përfshihen edhe proceset gjyqësore për patentat. Ata vijuan më tej duke thënë se “Kushtet e zgjidhjes së arritur nuk po zbulohen, por ekipi ynë ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të mbyllur këtë çështje të zgjatur.”

Lexo: Shiten për 5 miliardë dollarë kompanitë Yahoo dhe AOL

Nga ana tjetër edhe Huawei në një deklaratë tha se ishin të kënaqur për arritjen e marrëveshjes me Verizon, një marrëveshje që sipas tyre i jep fund procesit gjyqësor për patentat e kompanive. Ata shtuan se kushtet e marrëveshjes janë konfidenciale.

Në shkurt të vitit 2020, Huawei paditi Verizion me pretendimin se kompania amerikane kishte përdorur dhjetëra patenta të gjigantit kinez të telekomunikacionit në fusha si rrjetet kompjuterike, siguria në shkarkime të materialeve, si dhe komunikimet me video.

Në atë kohë, Huawei ngriti kërkesën për një shumë të paspecifikuar të ardhurash për kompensimin dhe pagesën e rentës minerare.

Gjigandi kinez ka qenë një pikë delikate në marrëdhëniet SHBA-Kinë për disa vite me radhë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vendosën kompaninë në listën e zezë ekonomike në vitin 2019, për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare.

Në qershor të 2019, Huawei i tha Verizon se duhet të paguante tarifa licencimi për përdorimin e më shumë se 230 patentave të Huawei, duke kërkuar kompensim në më shumë se 1 miliard dollarë.

Huawei mban më shumë se 100.000 patenta aktive në të gjithë botën, 10.000 prej të cilave në SHBA.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0