Huamarrje e zgjuar, mbyllet fushata edukative e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare - Business Magazine Albania

Huamarrje e zgjuar, mbyllet fushata edukative e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare

Huamarrje e zgjuar

Mes veprimtarisë së Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare është edukimi financiar i masave. Aktivitete, publikime dhe komunikime të shumta janë bërë nga Shoqata dhe anëtarët e saj. Këtë vit, shoqata u bë pjesë e një komunikimi masiv të edukimit financiar, përmes fushatës “Huamarrje e Zgjuar”, inisiativë e Qëndrës për Mikrofinancën (MFC). Qendra është një rrjet organizatash dhe institucionesh që promovojnë mikrofinancën sociale në 113 vende të botës.

Fushata “Huamarrje e Zgjuar” këtë vit u organizua në 14 shtete, me 26 institucione, shoqata dhe organizata pjesëmarrëse, të cilat kryesisht nëpërmjet kanaleve dixhitale për shkak të sigurisë shëndetsore, promovuan rëndësinë e edukimit financiar dhe marrjes së informacionit të detajuar gjatë procesit të aplikimit për një mikrokredi.

Disa nga aspektet e huamarrjes që theksohen nëpërmjet kësaj fushate kanë të bejnë me përcjelljen e plotë dhe me fjalor të thjeshtë të informacionit bazë që shoqëron një kredi dhe procesin e huamarrjes, ndërgjegjesimin ndaj mbingarkesës me borxh financiar dhe se si mund të shmanget, njohja me të drejtat dhe detyrimet që i lindin huamarrësit me firmosjen e kontratës së kredisë, njohja e detajuar e të gjitha pikave të kontratës së kredisë, komunikimi me institucionet kredidhënëse nëse shfaqen probleme në ripagimin e kredive, etj.

Shoqata vlerëson se është shumë e rëndësishme që institucionet financiare dhe stafi që është në shërbim të drejtpërdrejtë të klientit, por edhe aktorë të tjerë të tregut financiar, të aplikojnë standarde të transparencës, etikës në ofrimin e shërbimeve dhe të shmangies së asimetrisë së informacionit, për t’i dhënë mundësinë klientit të marrë vendime të informuara dhe të bëjë zgjedhjen e duhur midis institucioneve të ndryshme dhe produkteve të ndryshme të të njëjtit institucion.

Krahas Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, këtë vit i janë bashkuar fushatës edhe anëtarët e saj: Agro & Social Fund, Fondi BESA dhe NOA, të cilët kanë qenë jashtëzakonisht aktive në komunikimin me klientët nëpërmjet rrjeteve sociale, prezantimeve, artikujve në media, uebinareve, panaireve dhe gjithë mundësive të tjera të komunikimit.

Më specifikisht, Agro & Social Fund, që iu bashkuan fushatës për të dytin vit rradhazi, nisën fillimisht me trajnimin e stafit të degëve në mënyrë që ata të mundeshin të shpërndanin fushatën me të gjithë kontaktet e tyre. Me fillimin e fushatës, ata prezantuan një hapësirë të dedikuar për fushatën në faqen e tyre të internetit, ku përfshihej edhe një pyetësor në shqip për të kontrolluar stabilitetin financiar të familjes. Organizuan trajnime për grupe më të vogla, këtë vit në bashkëpunim me SwissContact. Fushata u bë edhe pjesë e panairit “Tirana Agro 100” zhvilluar në data 23-25 Tetor. Me intensitet më të lartë ishin njoftimet në rrjete sociale, të cilat arritën mbi 30 mijë lexues.

Lexo: AMA: për kreditë në mikrofinancë nuk parashikohet shtyrje e afatit të pagesave

Përgjatë gjithë muajit, oficerët e kredisë së Fondit Besa, në 82 zyrat në të gjithë vendin u bashkuan për të informuar një numër sa më të madh njerëzish, klientë ose jo, si të shmangin mbingarkesën me kredi, cilat janë pyetjet që duhet t’i bëjnë vetës para se të marrin vendimin për kredi, si të llogarisin këstin e kredisë dhe si të përdorin kredinë me zgjuarsi. Në kuadër të fushatës, Fondi Besa organizoi aktivitete të ndryshme si trajnime me stafin, prezantime dhe takime me klientë dhe jo vetëm, duke shpërndarë broshura apo fletëpalosjeve informative si dhe duke prezantuar materialet në rrjetet sociale. Sigurisht, informimi dhe transparenca do të vazhdojnë të jenë praktikë e Fondit Besa, i cili ka moto të punës: Prapa një kredie të shlyer në kohën e duhur, qëndron një klient i informuar në kohën e duhur.

NOA, organizoi takime me fermerë, për kreditimin dhe konceptimin e biznesplaneve sa me inteligjente që kanë kthim e rendiment për investimin e tyre. Ajo prezantoi një numër postimesh në rrjetet sociale në bashkëpunim me kompaninë e Auditimit GrantThornton mbi mirë-menaxhimin financiar të huamarrjes së zgjuar, por dhe të sfidave që paraqet periudha e COVID-19. Postime pati gjithashtu në rrjetet sociale mbi qasjet me ndikim në rritjen e shitjeve dhe mjaft publikime të dedikuara fushatës të ilustruara me vizualet e saj.

Vitin e kaluar fushata “Huamarrje e Zgjuar” pati një publik prej 1.9 milionë ndjekësish në të gjithë botën.

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe anëtarët e saj do vijojnë me ndërgjegjësimin, edukimin dhe përfshirjen financiare, për të rritur aksesin në financa.

Rreth Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare është një organizatë sektoriale e themeluar në vitin 2006, e cila bashkon institucionet mikrofinanciare më të rëndësishme në vend. Me një total asetesh prej më shumë se 37.5 miliardë lek (rreth 300 milion euro), Shoqata përmbledh më shumë se 200,000 klientë (individë, fermerë e sipërmarrës të vegjël).

Institucionet anëtare të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë kthyer në promotore të zhvillimit ekonomiko-social dhe në aktorë të edukimit financiar të sipërmarrjeve private, agro-biznesit dhe individëve. Anëtarët aktualë të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë Agro&Social Fund, Crimson Finance Fund Albania, Fondi Besa, Fed Invest SHKK, IuteCredit Albania, Kredo.Al , NOA sha, UniFin SHKK.

Rreth Qëndrës për Mikrofinancën

Qëndra për Mikrofinancën është një rrjet i financave sociale që promovon praktikat e drejta, përfshirje, barazi dhe shërbim të përgjegjshëm në ofrimin e shërbimeve financiare. Ajo bashkon 113 organizata (përfshirë 77 Institucione të Mikrofinancës) në 36 vende të Evropës, Azisë Qendrore dhe më gjerë, të cilët së bashku ofrojnë shërbime mikrofinanciare të përgjegjshme për pothuajse 2,000,000 klientë me të ardhura të ulëta.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0