HTC lanson telefonin HTC One (M7) - Business Magazine Albania

HTC lanson telefonin HTC One (M7)


Telefoni i mencur per te cilin eshte folur shume gjate javeve te fundit, modeli HTC M7. Telefoni eshte eshte lansuar zyrtarisht nga HTC, dhe ne treg do te njihet me emrin HTC One. Ky model permban disa karakteristika te avancuara.
 
HTC One posedon ekranin e ndjeshem ne prekje me 4.8 inc ne teknologjine full HD dhe rezolucion prej 1920 x 1080 pikseleve, apo 468 piksel per inc, ndersa procesori i pajisjes eshte quad core 1.7GHz Qualcomm Snapdragon 600, perderisa telefoni ka edhe 2GB RAM.
 
HTC One do te jete ne dispozicion me 32GB ose 64GB hapesire te brendshme, ndersa ka edhe teknologjine e re te kameres se HTC’se, e cila sipas kompanise ka sensorin ‘Ultrapixel’ me lensin f/2.0. Sipas kompanise, kamera do te ofroje deri ne 300 per qind me shume drite.
 
Modeli i ri i telefonit, HTC One do te lansohet ne mars, dhe i njejti do te ofrohet nga me shume se 185 operator mobil ne bote.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0