SAN FRANCISCO
77 vite më vonë nga koha kur Bill Hewlett dhe Dave Packard nisën nga puna në një garazhd në Palto Alto, firma e cila u bë themel i Sillicon Valley, po ndahet.
Të dielën Hewlett Packard shpalli zyrtarisht ndarjen në dy enitete, duke hapur një kapitull të ri për legjendën amerikane të teknologjisë.
Kolosi i kompjuterave do të ndahet në HP Enterprise, e cila do të fokusohet në shërbimet e software dhe të biznesit, dhe HP Inc, e cila do të mbulojë operacionet e printerave dhe kompjuterave personalë.
Qëllimi është të zhvillohet një fokus i mprehtë për të dyja kompanitë e krijuara rishtazi dhe për divizionin e printerave të PC-së, që i dha emër kompanisë për kompjuterat me përdorim shtëpiak, por që vitet e fundit është bërë pak kompetitive dhe më pak fitimprurëse.
Qasje e re
Marrëveshja kontroverse u projektua nga CEO i asaj kohe Carly Fiorina, e cila tani do të kandidojë për garën presidenciale nën krahun e Republikanëve.
Tom Bittman, analist në firmën e kërkimeve Gartner, tha se panorama aktuale e teknologjisë thërrisnin patjetër për një ndryshim.
“Tregu tani për tani ka nevojë të lëvizë në këtë drejtim, të jetë më i fokusuar dhe të ketë një sy të mprehtë, më shumë se në kohën e Carly Fiorina, kur të konkurrohej vetëm me IBM, dhe jo me Amazon-in, ishte shumë kritike,” tha Bittman për AFP-në.
Ngelet për t’u parë nëse ndarja do ta rivitalizojë kompaninë e cila për vite kishte kaluar në pozicion mbrojtje dhe ristrukturimesh duke i lëshuar shumë terren rivalëve kinezë si prodhuesit të Lenovo-s, dhe në një kohë kur Apple dhe Google po e shndërrojnë sektorin e teknologjisë me smartphonat avangard.
“Ndarja në vetvete nuk është diçka e mirë apo e keqe, ajo i shërben qëllimit primar,” tha Bittman.
HP Enterprise do të drejtohet nga Meg Whitman, CEO i kompanisë ndërsa kompania e kompjuterave personalë HP Inc.,nga australiani Dion Weisler, gjithashtu një ekzekutiv i HP-së.
Duke nisur nga e Hëna firmat janë kuotuar në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra në Wall Street.
HP për një kohë shumë të gjatë ka zënë një vend të veçantë në zemrat dhe mendjet e Sillicon Valley. E themeluar nga dy studentë të diplomuar prej Universitetit të Stanford-it, kompania ka shërbyer si një “bamirës” shumë i madh në sektor, duke qenë burim frymëzimi për shumë startupe të tjera inovative, siç ishte edhe Google.
Emrin e HP-së mbajnë edhe shumë inovacione të tjera që kanë lindur në vendin e punës si oraret fleksibël të punës dhe modeli i “zyrave të hapura”.
Garazhdi ku hodhi hapat e para kompania cilësohet si një monument historik i Kalifornisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto