Horoskopi për vitin 2019 - Business Magazine Albania

Horoskopi për vitin 2019


Ky vit pritet të jetë magjik për shenjat e horoskopit.  Mësoni se çfarë ka rezervuar viti 2019 për shenjën tuaj.

Dashi

Prosperitet në arsim dhe udhëtim
Përpjekje në karrierë dhe disiplinë

Horizonti juaj po zgjerohet në mënyrë të mrekullueshme! Pas një viti intim dhe emocional, Jupiteri në Shigjetar kërkon që ju të përjetoni gëzim dhe aventurë. Nëse e ndieni thirrjen për të udhëtuar, rezervoni biletën. Nëse jeni kurioz për një program arsimor, tani është koha për t’u kthyer në shkollë. Gjatë rrugës, përqëndrohuni në mënyrën se si mund të transferoni ato që mësoni në këto hapësira të reja. A keni një karrierë ndërkombëtare? A doni të mësoni një aftësi apo disiplinë të re për një rritje në karrierë? Rendni drejt qëllimeve që rrisin kuriozitetin dhe karrierën tuaj për një 2019 më të mirë.

Demi

Prosperitet në intimitet dhe transformim
Përpjekje për vetë-përmirësim dhe edukim

Viti i ri kërkon që ju të ftoni të gjithë personat rreth jush që kanë fituar besimin tuaj dhe të interesoheni për botën e brendshme të atyre që ju interesojnë. Ky vit do iu sjellë lidhje më të thella dhe më cilësore. Saturni në Bricjap inspekton gatishmërinë tuaj për të investuar në rritjen personale dhe viti i ri ju sjell mundësinë për biseda, mentorë dhe programe që ju ndihmojnë të merrni përgjegjësi radikale për veten tuaj.

Binjakët

Prosperitet në romancë dhe partneritet
Përpjekje për intimitet dhe dëshirë

Ju jeni krejtësisht i freskët, Binjakë! Pas përkushtimit ndaj shëndetit dhe mirëqenies, ju jeni më mirë se kurrë dhe ky vit i ri do iu sjellë gjërat që kanë munguar tek ju.

Lexoni: Shenjat e horoskopit që janë më të predispozuara për të qenë të pasur

Gaforrja

Prosperitet në shëndet dhe në punë
Përpjekje për dashuri dhe përkushtim

Ju nuk do të harroni apo neglizhoni qëllimet e vitit tuaj të ri, Gaforre. Ju keni shpenzuar 2018 duke braktisur me guxim zonën tuaj të rehatisë, duke trajtuar rreziqet dhe duke u mbështetur në dobësitë. Tani, Jupiteri në Shigjetar kërkon që ju të riktheheni dhe të poziciononi veten në praktikë. Përqëndrohuni në të ushqyerit dhe shëndetin mendor. Kjo do t’ju ndihmojë ta bëni punën parakusht për ripërcaktimin e marrëdhënieve tuaja, prandaj është e rëndësishme që paqja juaj e brendshme të solidohet sa të jetë e mundur, ndërsa punoni për të fituar romancën që me të drejtë meritoni.

Luani

Prosperitet në besim dhe kreativitet
Përpjekje për shëndetin mendor dhe të ushqyerit

Pas një viti jo dhe aq të mirë, ju jeni gati të ktheheni në qendër të vëmendjes. Jupiteri në Shigjetar largon hendekun, duke ju frymëzuar që të dilni me besim dhe të kontribuoni për një ëndërr. Jeni një autor aspirues, pronar biznesi, sipërmarrës apo krijues? Le ta marrë vesh bota. Saturni në Bricjap ju ndihmon të ndërtoni themelet për ta bërë atë të ndodhë. Përkushtohuni në zhvillimin e disiplinës së një rutine të përditshme, duke u fokusuar në organizimin dhe gjetjen e praktikave efektive të menaxhimit të kohës, në mënyrë që të mund të zgjidhni të gjitha mundësitë pozitive që vijnë në rrugën tuaj.

Virgjëresha

Prosperitet në shtëpi dhe emocione
Përpjekje për gëzim dhe merita

Në vitin 2018, mendja juaj brilante ju çoi në një sërë situatash, vendesh dhe bisedash – por tani, ju doni të pozicionoheni në strehën tuaj. Për ta bërë këtë, Jupiteri në Shigjetar ju ndihmon të gjeni kodin e duhur zip dhe njerëzit që ju kujtojnë shtëpinë. Kur ju të jeni të kënaqur në strehën tuaj, kujdesi dhe ndjeshmëria do të shkëlqejnë në mënyrë madhështore. Saturni në Bricjap ju kërkon të përshtatni shërbimin bujar që u jepni të tjerëve me nevojat tuaja. Ndërkohë, një sipërmarrje e vonuar krijuese po përpiqet të aktualizohet, prandaj përqëndroni kohën dhe përpjekjet tuaja për të realizuar ëndrrat tuaja këtë vit – Saturni do t’i kthejë ato në realitet.

Peshorja

Prosperitet në të menduarit pozitiv dhe rrjetëzim
Përpjekje për sigurinë emocionale dhe familjen

Imagjinoni botën në të cilën do të jetonim, nëse të gjithë do të dëgjonim me të njëjtin pasion sikurse flasim. Është në dorën tuaj që të demonstroni balancën e përsosur të të dyjave, Peshore! Jupiteri në Shigjetar po bën mendimtarin më optimist, artikulues dhe të vëmendshëm, folës dhe dëgjues. Mos lejoni që komunikimi verbal t’ju pengojë që të krijoni një bazë edhe më të fortë. Përqendrohuni në kujdesin ndaj lidhjeve familjare, vendeve dhe njerëzve që janë themeli juaj. Ju do të korrni efektet pozitive të një themeli kuptimplotë gjatë gjithë vitit.

Lexoni: Pika juaj e dobët sipas shenjës së horoskopit

Akrepi

Prosperitet në financa dhe siguri
Përpjekje për komunikim dhe të menduarit kritik

Viti i kaluar ka qenë një triumf për ju Akrep. Jupiteri la shenjën tuaj dhe hyri në Shigjetar, i cili iu frymëzoi që të përcaktonit vlerat, të cilat përshtaten për vitin që po hyjmë. Mendoni për fjalë si integriteti, mirënjohja dhe guximi. Këto bindje do të ndihmojnë në realizimin e prosperitetit të rëndësishëm financiar gjatë gjithë vitit. Saturni në Bricjap ju ndihmon të gjeni fjalët dhe besimet e duhura për të mbështetur suksesin dhe gëzimin tuaj.

Shigjetari

Prosperitet në identitet dhe merita
Përpjekje për siguri dhe vlera financiare

Askush nuk do të ketë një vit të ri si ju, Shigjetar! Jupiteri në planetin tuaj drejton me shenjën tuaj, e cila është si të fitoni llotarinë. Kjo ju jep mundësi maksimale për të ndjekur ëndrrat e vonuara, për të bërë lëvizje të guximshme dhe për të jetuar jetën autentike me të cilën jeni krenarë. Mbani mendimet tuaja sa më optimiste që të jetë e mundur për të marrë gëzimin e Jupiterit në Shigjetar. Saturni me Bricjapin ju kërkojnë të punoni në mënyrë të zgjuar që puna juaj të bëjë para për ju.

Bricjapi

Prosperitet në spiritualitet
Përpjekje për rritje personale dhe origjinalitet

Mbyllja është një dhuratë që ju i jepni vetes, Bricjapi dhe Jupiteri në Shigjetar ju lejojnë të përfundoni dhe dorëzoni atë që nuk ju shërben më. Është një renditje e gjatë, kështu që një kërkim i vogël shpirtëror mund të vijë në shpëtimin tuaj. Pak nga pak, ju do të shihni rezultate të mëdha teksa arrini versionin më të mirë të vetes tuaj.

Ujori

Prosperitet në miqësi dhe komunitet
Përpjekje për arritje shpirtërore dhe dhënie

Kalendari juaj social është gati për të qenë shumë i zënë, Ujor! Pasi të punoni gjatë tërë vitin, ju do të bashkoheni me miqtë dhe të ndërtoni komunitetin tuaj të preferuar. Jupiteri në Shigjetar ju fuqizon që të gjeni një ngjashmëri të madhe me të dashurit tuaj. Saturni në Bricjap, ndërkohë, është gati për t’ju ndihmuar të largoni krizën tuaj të besimit dhe dinjitetit, por vetëm nëse e lejoni atë. Kini besim tek ata që besoni dhe ju do të kujdeseni dhe mbështeteni gjatë gjithë vitit.

Lexoni: Kjo është shenja më e zgjuar e horoskopit

Peshqit

Prosperitet në karrierë dhe përgjegjësi
Përpjekje për aktivizëm dhe miqësi

Gati për rritjen tuaj, Peshq? Ëndrrat e karrierës që ju dëshironi janë tuajat këtë vit dhe ngritja juaj në majë të akuariumit është e pashmangshme. Jupiteri në Shigjetar manifeston synime optimiste dhe strategji për sukses. Lëvizni pa frikë drejt ëndrrave tuaja dhe punoni fort gjatë çdo hapi të rrugëtimit për të mbrojtur atë që fitoni. Saturni në Bricjap ju drejton me rrjetin e duhur social që do të mbështesë përpjekjet tuaja personale dhe profesionale. Bashkohuni me miqtë, etika e punës e të cilëve ju frymëzon dhe fryma juaj bashkëpunuese do të bëjë të ndodhin gjëra më shumë sesa ju keni menduar ndonjëherë që është e mundur.

burimi: cosmopolitan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0