Holanda është shteti kryesor për investimet e huaja në Shqipëri - Business Magazine Albania

Holanda është shteti kryesor për investimet e huaja në Shqipëri

investimet e huaja

Investimet e huaja direkte gjatë vitit të kaluar në vendin tonë prekën shifrën e 1.03 mld eurove, duke regjistruar jo vetëm një vlerë mjaft të përafërt me vitin para pandemisë, atë 2019, por edhe duke regjistruar vlerën e dytë më të lartë në terma vjetorë. Kështu, shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në vitin 2021, flukset e investimeve të huaja direkte në vendin tonë ishin rreth 1.03 mld euro, ndërkohë që në vitin 2019 ato fiksoheshin pranë 1.07 mld eurove. 

Shifrat tregojnë edhe një ridimensionim të gjeografisë së investimeve të huaja direkte në vendin tonë. Gjatë vitit të kaluar, Holanda është konfirmuar në vend të parë, duke kanalizuar thuajse 1/4 e investimeve direkte në Shqipëri, ose më saktë 23% të totalit, që përkthehen në 237 milionë euro. Ndërkohë, Italia është ngjitur në vend të dytë, me rreth 13% të totalit, dhe duke i “rrëmbyer” këtë pozicion, Zvicrës. Kjo e fundit ka zbritur në vend të tretë, duke përfaqësuar vetëm 5% të totalit të flukseve të IHD-ve në vendin tonë gjatë vitit të kaluar, nga rreth 20% që mbante gjatë vitit të kaluar. Gjatë 3-viteve të fundit, Zvicra ka pësuar një tkurrje të ndjeshme sa i përket pozicionit të investimeve të huaja direkte në Shqipëri, pasi deri në vitin 2018 mbante vendin e parë.

Pas Holandës së vendit të parë, në vend të dytë ndër shtetet ndjek Italia, me 13.8% të peshës totale në flukset e IHD-ve gjatë vitit 2021. Turqia me 8.6%, Franca me 6.8% dhe Austria me 6.4% mbyllin 5 vendet e para të renditjes. Sa i përket Turqisë ndërkohë, vihet re një “tkurrje” e peshës së saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0