E gjitha filloi në vitin 1919, një shekull më parë kur Conrad Hilton bleu hotelin e tij të parë. Që atëherë, Hilton ka udhëhequr industrinë me një qasje inovative ndaj produkteve, faciliteteve dhe shërbimit. Sot, Hilton Hotels & Resorts qëndron si drejtuesi global i mikëpritjes, i cili është gjithmonë një hap përpara. Hilton këtë vit mbush plot 100 vjeç. Hilton Hotels & Resorts është bërë një markë botërore me 5,600 hotele dhe 14 brande në 113 vende dhe territore.
Si filloi gjithçka?
Hoteli i parë Hilton filloi në 1919, kur Conrad bleu hotelin me 40 dhoma Mobley në Cisco të Teksasit.
Në vitet që pasuan, ai zgjeroi portofolin e Hilton në gjithë Teksasin, duke hapur hotele të reja në Dallas, Abilene, Waco dhe El Paso. Waco Hilton ishte hoteli i parë që kishte ujë të ftohtë dhe ajër të kondicionuar. Në vitin 1949, Hilton u bë zinxhiri i parë ndërkombëtar i hotelit në botë me hapjen e Hotel Caribe Hilton në Porto Riko.
Grupi hapi Hilton në San Francisco Airport në vitin 1959, i pari i këtij lloji. Kjo pati një efekt domino në mbarë botën, pasi konkurrentët e Hilton kuptuan se sa fitimprurës mund të ishte tregu i akomodimit në aeroport.
Artikulli u publikua më parë në faqen 14 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.
Në vitin 1973, grupi zbatoi një sistem qendror rezervimesh që do të thotë se klientët mund të rezervonin dhoma hoteli nga një vend qendror, në vend që t’i bënin thirrje hotelit individualisht. Sot, 1.6 milionë njerëz çdo muaj rezervojnë dhoma dhe trajtime në spa në hotelet Hilton, duke përdorur aplikacionet, faqet e internetit dhe madje edhe chatbots.
Në vitin 1987, u krijua Programi i Besnikërisë së Hilton. Çdo herë që të ftuarit përdorin një hotel Hilton ose dyqan, hanë ose udhëtojnë duke përdorur shërbimet e një partneri, ata marrin pikë të cilat pastaj mund të përdoren për të fituar akomodim falas.
Në fund të vitit 2010, hoteli bëri ribrandim dhe vendosi emrin që është sot dhe një logo të re.
Biografia e Conrad Hilton: Historia e Hilton Hotels Corporation
Conrad Nicholson Hilton (25 dhjetor 1887 – 3 janar 1979) ishte një hotelier amerikan, i cili themeloi hotelin Hilton Hotels. Conrad Hilton ishte një nga personat e parë që prezantoi në këtë biznes sistemin 1-5 yje e vlerësimit të hoteleve. Përveç kësaj, ai arriti të kombinojë hotelet me restorantet dhe kazinotë.
Duke ardhur në Cisco (TX), Hilton 31 vjeçar qëndroi në hotelin Mobley. Sipërmarrësi i ri vuri re menjëherë radhën, duke shpresuar që të merrte një dhomë. Por, nuk kishte dhoma të disponueshme dhe pronari ishte aq i lodhur nga puna dhe as nuk kishte në plan të zgjerohej. Klienti duhej të kërkonte një vend për të fjetur në hotelet e tjera. Pronari donte vetëm të tërhiqej. Ishte një nga ato situata kur një person është në kohën e duhur dhe në vendin e duhur (e njëjta gjë ndodhi me Ray Kroc, kur ai hyri në restorantin e vëllezërve McDonald).
Duke blerë Mobley, Conrad filloi të përmirësonte hotelin. Në fillim ai e pajisi hotelin me një numër të madh dhomash duke eleminuar radhët e ardhshme. Pastaj doli me idenë se mund të fitonte më shumë nga mysafirët duke u ofruar atyre disa shërbime dhe produkte shtesë që do t’i argëtonte ata (në atë kohë shumica e hoteleve ishin shumë të mërzitshëm). Kështu, Conrad vendosi disa dritare të vogla në hollin rreth kolonave, të cilat paraqisnin një sërë artikujsh të konsumit ditor (gazeta, revista, brisqe, furça dhe pasta dhëmbësh). Konrad më vonë kuptoi se një dritare e tillë i solli atij 8,000 dollarë në muaj.
Megjithatë, një vit më vonë pas blerjes së Mobley Hotel, Conrad bleu hotelin e tij të dytë në Fort North dhe më pas disa të tjerë. Në vitin 1924, Conrad Hilton u bë pronar i 350 dhomave. Ai u zhvillua në kohën kur financat e lejonin të ndërtonin hotelin e tij. Dhe pas një viti, në vitin 1925, pati një hapje mahnitëse (në atë kohë) të Hotelit Dallas Hilton, që kishte 300 dhoma.
Ishte një kohë e mirë duke qenë se Hilton Dallas ishte hoteli i parë, i cili mbante emrin e themeluesit të kompanisë. Megjithatë, nuk kishte kohë për t’u çlodhur. Tre vjet më pas pati një krizë ekonomike. Ajo goditi biznesin e hotelit: njerëzit thjesht filluan të udhëtojnë më pak dhe udhëtimet e biznesit ranë.
Deri në fillim të viteve ’30, 80% e kompanive të hoteleve të Shteteve të Bashkuara u shkatërruan. Conrad Hilton u detyrua të shiste biznesin e tij. Ky lloj biznesi nuk ishte opsioni më i mirë në ato kohë dhe pronarët e hoteleve Hilton e punësuan Conrad si menaxher të zinxhirit të hoteleve dhe madje donin ta shisnin atë përsëri. Pas pak vitesh, gradualisht Conrad Hilton rifitoi biznesin e tij. Ai mori hotelet një nga një.
Në vitin 1954, Conrad Hilton tronditi botën financiare, duke bërë marrëveshjen më të madhe në historinë e Amerikës. Ai bleu kompaninë Statler Hotels për 111 milionë dollarë që ishte konkurrenti kryesor i Hilton. Blerje të tilla ishin të mundura për Conrad Hilton, sepse në vitin 1946 kompania e tij u bë publike, duke marrë kështu financime shtesë nga investitorët e huaj.
Vlen të përmendet se në atë kohë ishin dy kompani në duart e Conrad: Hilton Hotels, që synonin Shtetet e Bashkuara dhe Hilton International, të dedikuara për zhvillimin e biznesit ndërkombëtar.
Së pari, askush më parë nuk kishte vendosur dritare të vogla në sallat e hotelit siç kishte bërë Hilton Hotels. Së dyti, askush më parë nuk kishte pajisur dhomat e tij me ajër të kondicionuar, dyer me kontroll automatik, orë alarmi dhe telefona që përfshinin një funksionalitet të tillë, si një thirrje direkte (nuk ishte nevoja të thërrisje recepsionin dhe të kërkoje lidhjen me një numër telefoni të caktuar). Së treti, hotelet Hilton u ndërtuan pranë aeroporteve dhe porteve detare, duke u ofruar kështu udhëtarëve paketa speciale.
Në 1966, Conrad Hilton e kalon kontrollin e zinxhirit të hoteleve tek djali i tij, Barron Hilton. Barron ka bërë disa ndryshime kyçe në korporatën Hilton Hotels. Së pari, kompania u zhvendos në një model franchise. Ky model u prezantua nga vetë Conrad, por realizimi u bë nga djali. Së dyti, në vitin 1973, kompania zbatoi një sistem referimi remote, i quajtur Hiltron. Klienti kishte mundësi të telefononte në një numër të veçantë dhe merrte të gjithë informacionin nga robotët, duke përfshirë disponueshmërinë e dhomave të hotelit. Në vitin 1999, sistemi u zëvendësua me një më të fuqishëm, Hilstar, i cili mori parasysh aftësitë e internetit global. Në përgjithësi, kur bëhet fjalë për teknologjinë e informacionit, rrjeti i Hilton Hotel i prezanton ato shumë më shpejt se sa konkurrenca.
Ka një tjetër fakt në historinë e Hilton Hotels: bashkimi i hoteleve dhe kazinove. Hoteli i parë kazino u shfaq në fund të viteve ‘60, nën drejtimin e Conrad Hilton në Las Vegas. Ishte një nga hapat më të diskutueshëm në historinë e kompanisë.
P.S. Libri “BE My Guest”, shkruar nga Conrad Hilton, është ende Bibla për të gjitha hotelet.
Artikulli u publikua më parë në faqen 14 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.
Markat dhe dhomat e hoteleve të Hilton Hotels dhe Resorts
Hilton është rritur nga një hotel i vetëm në Cisco, Teksas, në pothuajse 5,600 hotele dhe 14 brande në 113 vende dhe territore. Hotelet Hilton kanë mikëpritur më shumë se 3 miliardë mysafirë që nga viti 1919.
Hilton eksperimenton me dhomën e hotelit të së ardhmes.
Kompania gjithashtu lançoi Digital Keys, duke lejuar vizitorët të përdorin smartfonët për të hapur derën e dhomës. Ka krijuar Connected Room, që u lejon vizitorëve të kontrollojnë funksionet e dhomës si temperatura dhe perdet nga pajisja e tyre mobile.
Hilton lançon një markë të re, të 14-ën e tij
Hilton Hotels Corp kishte munguar në New York Stock Exchange për dekada me radhë deri në vitin 2013, kur u bë përsëri një kompani publike.
Kompania më pas u bë e njohur si Hilton Worldwide, por në vitin 2017 u riemërua si Hilton, ku përfshin një sërë mundësish strehimi, si hotelet luksoze, shërbim të plotë dhe suitat për qëndrimet e gjata.
Ja disa të dhëna për numrin e tyre më 31 Dhjetor 2017:
Selia: McLean, Va.
CEO: Chris Nassetta
Venddodhjet: 105 vende dhe territore
Numri i hoteleve: 5,284
Numri i dhomave: 856,115
Programet e mysafirëve: Hilton Honors
Numri i markave: 14
Hilton, si hotelet e tjera, i kategorizon hotelet e tij sipas markës. Kjo për shkak se çdo markë hoteliere ka karakteristika të dallueshme që përdorin për të shitur hotelin e tyre në lloje të ndryshme udhëtarësh.
Artikulli u publikua më parë në faqen 14 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.
Aktualisht janë 14 marka të hotelit Hilton:
- Conrad
Conrad është një nga markat luksoze të Hilton. Është një atmosferë moderne dhe zbavitëse me shërbim dhe mundësi të shkëlqyera. - Canopy
Aktualisht janë 3 hotele Canopy, me 19 vende të tjera të planifikuara për t’u hapur deri në vitin 2021. Është një hotel që fokusohet në stilin e jetës të pasur. - Curio
Curio është një markë e hoteleve Hilton e pavarur e sjellë në programin e saj. Secili është tërësisht unik, me karakteristika shumë të ndryshme. - DoubleTree
DoubleTree është një markë që fokusohet në rënien më pak në sy, por që ofron komoditet dhe dashamirësi. Hotelet nuk janë të jashtëzakonshëm, por me patjetër do t’u japin një biskotë në hyrje! - Embassy Suites
Embassy Suites është një tjetër brand hoteli, e gjitha me suita dhe ideale për udhëtarët e biznesit dhe familjet. Çdo suitë ka një zonë të veçantë të ndenjes dhe gjumit. Mëngjesi ofrohet pa pagesë, si dhe snacks falas dhe pije (duke përfshirë alkoolin) për 2 orë çdo natë. - Hampton Inn
Hampton Inn është një markë e madhe hotelesh, me 2.000 + hotele në mbarë botën! Megjithatë, Hampton Inn është një nga opsionet ekonomike në buxhetin e hotelit Hilton. - Hilton Garden Inn
Hilton Garden Inn është një markë shumë e zakonshme e hotelit. Hilton Garden Inn është më tepër për komoditet, me 650+ venddodhje. Është një version paksa më i lartë i Hampton Inn dhe prej Shtatorit 2018 është hapur edhe në Shqipëri. - Hilton Grand Vacations
Hilton Grand Vacations është një program timeshare që gjithashtu lejon njerëzit të përdorin pikët. Ju mund t’i gjeni ato kudo në SHBA në destinacione të njohura si Kalifornia, Florida dhe New York. Por, mund t’i gjeni edhe në destinacione zbavitëse si Italia, Zelanda e Re dhe Tajlanda. Këto hotele janë të mira për njerëzit që udhëtojnë me familjen ose grupet, pasi suitat kanë kuzhina të plota, zona të veçanta ndenjeje, madje edhe ambiente lavanderie. - Hilton
Hotelet Hilton janë marka kryesore dhe më e njohura e kompanisë. Ka më shumë se 550 hotele Hilton në të gjithë botën. Qëndrimi në markën Hilton është i bukur, sepse këtu (dhe në disa marka të tjera), njerëzit me statusin e elitës së Hilton Diamond kanë mundësi për mëngjes falas, snacks dhe aperitivë. - Home2 Suites
Home2 Suites është një version më i vogël i markës Homewood Suites Hilton. Ka gjërat e domosdoshme për një qëndrim më të gjatë, si lavanderi, minikuzhina dhe zakonisht një dhomë të vogël për palestër. - Homewood Suites
Homewood Suites është gjithëpërfshirëse që qëndron mes Embassy Suites dhe Home2 Suites. Ju do të merrni një kuzhinë të përshtatshme, frigorifer me madhësi të plotë dhe zona të veçanta të ndenjes dhe gjumit. - Tapestry Collection
Hotelet Tapestry Collection është markë shumë e vogël. Është një koleksion i hoteleve unike të nivelit të lartë, pak më poshtë markës Curio. - Tru
Marka Tru u prezantua në fillim të vitit 2016 dhe aktualisht ka vetëm 2 hotele. Është minimaliste dhe moderne, me një frymë të re, sociale dhe e lirë! - Waldorf Astoria
Waldorf Astoria është marka e nivelit më të lartë të hotelit Hilton. Të gjitha hotelet e saj janë me 5 yje dhe ju mund t’i gjeni në destinacionet kryesore dhe në qytetet në mbarë botën.
26 Shtator 2018 është data kur Grupi prestigjoz Hilton celebroi hapjen e hotelit të parë në Shqipëri – Hilton Garden Inn Tirana, duke u ofruar mysafirëve mikëpritje të klasit botëror, në një destinacion turistik në rritje.
Të gjithë mysafirët në Hilton Garden Inn në mbarë botën akomodohen në dhoma me çmim të përballueshëm, pajisje moderne dhe kanë premtimin e “Hilton Garden Inn”, e cila afirmon qëllimin e markës për të bërë çdo mysafir të ndihet rehat.
Ndërtimi i hotelit kushtoi 19 milionë € dhe marrëveshja për menaxhimin e tij u nënshkrua në vitin 2014 midis Hilton dhe investitorit z. Ali Selmani.
Në SHBA, Hilton është votuar në Fortune 100 si vendi numër 1 më i mirë për të punuar në vitin 2018.
Artikulli u publikua më parë në faqen 14 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.