Hidhe Gramatikën Në Kosh! Përvetëso Anglishten e Folur në 3 Muaj - Business Magazine Albania

Hidhe Gramatikën Në Kosh! Përvetëso Anglishten e Folur në 3 Muaj


Shumë prej nesh kanë shkuar në kurse të gjuhëve të huaja, orët e gjata të të cilave kanë qenë të mbushuara me çfarë? Gramatikë dhe gramatikë… shumë pak rëndësi i jepet gjuhës së folur. Por në të vërtetë nëse duhet të zgjedhim midis gjuhës së folur dhe gramatikës, se cila prej tyre na shërben në jetën e përditshme dhe në punë, të gjithë biem dakord se komunikimi zë rolin kryesor.

Juan Carlos, një sipërmarrës kolumbian i suksesshëm në Amerikë, vjen për të ndarë eksperiencën e tij, se si anglishtja (për të një gjuhë e dytë) i ka hapur dyert e suksesit. Ai së bashku me lektoren, pedagogen dhe trajneren e njohur Armira Lazaj do ju japin disa këshilla të vlefshme dhe praktike për të rritur nivelin e suksesit si në aspektin profesional dhe atë të jetës së përditshme.

Z. Juan Carlos Morales thotë: Gjithmonë kam qenë i apasionuar pas 3 gjërave në jetën time: sipërmarrja, futbolli dhe muzika. Gjatë rrugëtimit tim kam patur mundësinë të hap biznese reale me paratë e mia, ndërkohë që jam përballur me disa nga sfidat më të vështira të jetës. Sipërmarrja është një rrugë e pasigurtë dhe plot të papritura, por këmbëngulja dhe përpjekjet e vazhduara, e kanë sjellë ndryshimin. Jam këtu për të ndarë eksperiencat e mia dhe prespektivat, që mund të sjellin kthjelltësi dhe një të menduar ndryshe, si për sipërmarrësit shqiptarë, po ashtu edhe për këdo që është i interesuar të ndërmarri një hap me tej në jetën e tij.

Aplikimi: Dërgo EMËR, MBIEMËR, PROFESION, NR. TEL në https://bit.ly/2Fs0QSx
Kohëzgjatja: Datë 20 JANAR 2019, Ora 15:00-17:00
Vendodhja: Harry Fultz Institute
Pagesa: Hyrja PA PAGESË

Mund të marrin pjesë në trajnim të interesuar mbi moshën 18 vjeç.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0