Henry Leerentveld, Drejtor për Europën Lindore në Swisscontact vjen si folës në AllWeb Albania 2019 - Business Magazine Albania

Henry Leerentveld, Drejtor për Europën Lindore në Swisscontact vjen si folës në AllWeb Albania 2019


Henry Leerentveld, Drejtor për Europën Lindore në Swisscontact vjen si folës në AllWeb Albania 2019, në datën 17 Tetor.

Henry ka një përvojë të gjerë në menaxhimin kombëtar dhe ndërkombëtar në sektorin e shërbimeve, kryesisht të lidhura me zhvillimin ekonomik. Përvoja e tij në shërbimet financiare përfshin fondet, investimet dhe marrëveshjet sociale. Kompetencat kryesore të Henry janë zhvillimi strategjik dhe negociatat.

Ai është pjesë e konferencave në vende të ndryshme të botës dhe ka bërë prezantime të ndryshme në vende si Polonia, Serbia, Turqia, Kroacia, Kosova. Së fundmi ai ka qenë folës në eventin Tirana Tech Open, organizuar në Tiranë.

Ai aty prezantoi impaktin e projektit “Aftësi për Punë” në disa prej shkollave të mesme profesionale në Shqipëri, duke theksuar se është e rëndësishme që ekspertë të fushës të mblidhen së bashku të flasin për inteligjencën artificiale dhe robotikën. Është e rëndësishme ndërkohë që Shqipëria të përgatitet për pasojat e saj dhe të krijojë më shumë vende punë.

Lexoni: Pse duhet të merrni pjesë në konferencën e marketingut dixhital, AllWeb Albania me 17 Tetor?

Henry Leerentveld është diplomuar për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhëniet në Punë. Më pas është diplomuar për Menaxhim Ekzekutiv në Universitetin Erasmus. Që nga fillimi i karrierës së tij, puna e Leerentveld ka qenë e lidhur me tregun e punës dhe arsimin profesional.

Si Sekretar Kombëtar në Sindikatën Hollandeze (1987–1997), Henry ishte përgjegjës për Shërbimin Kombëtar të Punësimit, për politikat për papunësinë afatgjatë, punësimin e të rinjve dhe personave me aftësi të kufizuara dhe për krijimin e mundësisë për fonde për sektorin e trajnimeve.

Si CEO i Shërbimeve Hollandeze për karrierën dhe punësimin (1997–2000), ai ishte i përfshirë në zhvillimin e shërbimeve të reja për integrimin në tregun e punës. Gjatë viteve 2000-2003, Leerentveld ka punuar në një sërë çështjesh, duke përfshirë modelet e reja për integrimin e shërbimeve të papunësisë afatgjatë, rritjen e shërbimeve për kujdesin në shtëpi dhe risjelljen e një kompanie publike të transmetimit.

Në vitin 2003 Henry Leerentveld filloi të punojë ndërkombëtarisht, veçanërisht në projekte që lidhen me tregun e punës, sigurimet shoqërore dhe AFP-në.

Përvoja e tij ndërkombëtare përfshin Shqipërinë, Belgjikën, Bosnje & Hercegovinën, Kroacinë, Eritrea, Kosovën, Maqedoninë, Mozambikun, Palestinën, Poloninë, Serbinë, Sirinë, Turqinë dhe Uzbekistanin.

Ai gjithashtu është bashkëthemelues i një Fondi Pesionesh prej 1.5 miliardë Euro për 88,000 anëtarë.

Në një prononcim për BusinessMag Henry ka treguar edhe temën e prezantimit të tij: “Do të flas për Revolucionin e 4-ët Industrial. Është ky një revolucion? Është i pozicionuar mirë? A jemi të përgatitur për Revolucionin e 4-ët Industrial? Çfarë duhet të ndryshojmë për ta bërë atë të suksesshëm? Ku nevojitet ndihma e të gjithë njerëzve?”

“Ne duhet të ndryshojmë shumë gjëra, si në edukim, si në mënyrën e organizimit të sistemit për ta bërë revolucionin e 4-ët një sukses,” mbyll prononcimin e tij Henry.

Lexoni: AllWeb Albania 2019 prezanton folësit e rinj, Kirsten Jassies, Henry Leerentveld dhe Granit Doshlaku

Në vitin 2015 Henry iu bashkua Swisscontact si Drejtor për Europën Lindore. Inovacioni për zhvillimin ekonomik është një mision pothuajse personal për të.

‘Swisscontact është organizatë zvicerane e themeluar në vitin 1959. Ajo promovon zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe ekologjik duke mbështetur integrimin me sukses të individëve në jetën lokale tregtare. Swisscontact u krijon mundësi njerëzve duke punuar për përmirësimin e kushteve të jetesës, në mbështetje të përpjekjeve të tyre personale. Nëpërmjet projekteve të saj, Swisscontact punon për të mundësuar aksesin në formim profesional, nxit sipërmarrjen lokale, krijon akses tek ofruesit lokalë të shërbimeve financiare dhe mbështet përdorimin efikas të burimeve me qëllim promovimin me sukses të punësimit dhe të gjenerimit.’

Më poshtë ju ftojmë të dëgjoni intervistën për BusinessMag me z. Henry Leerentveld, Drejtor i Europës Lindore në Swisscontact, lidhur me Projektin Skills for Jobs (S4J).

Për sponsorizime, bileta apo informacione më të detajuara kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose gerti@newmedia.al

Si edhe me Darko Buldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk

ose mund të blini biletën tuaj në https://allweb.al/tickets/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0