Hëna ‘zbret’ në Dubai, mega-resorti gjigant prej 5 mln dollarësh që pritet të ndërtohet - Business Magazine Albania

Hëna ‘zbret’ në Dubai, mega-resorti gjigant prej 5 mln dollarësh që pritet të ndërtohet

Hëna ‘zbret’ në Dubai, mega-resorti gjigant prej 5 mln dollarësh që pritet të ndërtohet

Me para të mjaftueshme është e mundur të bësh pothuajse çdo gjë në Dubai. Kompania kanadeze arkitekturore “Moon World Resorts” njoftoi ndërtimin e një mega-resorti 5 miliardë dollarësh në formën e Hënës.
Projekti ka për qëllim të ndihmojë vizitorët të përjetojnë turizmin hapësinor. Zona rreth sipërfaqes së resortit është projektuar për të ngjallur ndjesinë e të qenit në sipërfaqen e Hënës. Përveç kësaj, vizitorët mund të planifikojnë të rezervojnë një nga 300 rezidencat private, të njohura si ‘vilat qiellore’, të cilat do të vendosen në superstrukturën në formë disku.

“Moon Dubai do të ndikojë ndjeshëm në çdo aspekt të ekonomisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, duke përfshirë turizmin, transportin, pasuritë e paluajtshme, infrastrukturën, shërbimet financiare, aviacionin dhe hapësirën, energjinë, teknologjinë dhe natyrisht arsimin”, thotë kompania.

Ekzistojnë gjithashtu plane që struktura të shërbejë si një qendër për agjencitë hapësinore dhe astronautët e saj që planifikojnë misionet e tyre të ardhshme në hapësirë.

robbreport

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0