Helikopteri “Ingenuity”, i mbijeton natës së parë të ngricës në e Marsit - Business Magazine Albania

Helikopteri “Ingenuity”, i mbijeton natës së parë të ngricës në e Marsit

Ingenuity

Helikopteri “Ingenuity”, ka mbijetuar në natën e parë të ngricës në sipërfaqen e Marsit. Ky cilësohet një hap i rëndësishëm në misionin historik të tij.

Krateri Jezero i cili është shtrati i liqenit të lashtë në Mars është vendqëndrimi i roverit “Perseverance” dhe helikopterit “Ingenuity”. Ky krater mund të regjistrojë temperatura deri në minus 90 gradë celcius.

Një temperature e tillë e ulët mund të dëmtonte përbërësit elektrikë dhe bateritë e helikopterit.

Helikopteri me peshë, më pak se 2 kg, u shkëput nga roveri “Perseverance”, më 3 prill dhe ndërmori një seri lëvizjesh para se të prekte sipërfaqen e Marsit.

Sipas inxhinierëve të NASA-s, kjo është hera e parë që Ingenuity është i vetëm në sipërfaqen e Marsit. Në të njëjtën kohë po përgatiten për fluturim testuesit e tij.

Testi është parashikuar me 11 Prill dhe do të jetë i pari mjet i telekomanduar që fluturon në një planet tjetër.

Lexo: Keni menduar ndonjëherë se si duket një udhëtim me helikopter rreth Marsit? Falë NASA-s së shpejti mund ta zbuloni

Mjeti i parë i tillë i dërguar në Mars, ishte sfidë e shumëfishtë për inxhinierët që e kishin dizenjuar. Ai duhej të ishte i vogël aq sa t’i bashkangjitej roverit, pa e rrezikuar atë dhe aq i lehtë sa të mund të fluturonte në atmosferën e Marsit, ku ka vetëm 1% atmosferë të pranishme në Tokë. Njëkohësisht, duhej të kishte fuqi të mjaftueshme për t’u mbijetuar netëve të acarta marsiane.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0