Haxhinasto, zyrtare te BB: "Reformim rrjetit te ujit te pijshem" - Business Magazine Albania

Haxhinasto, zyrtare te BB: "Reformim rrjetit te ujit te pijshem"


 

DURRES – Sistemi i rrjetit te ujit te pijshem dhe kanalizimeve te ujerave te zeza ka nevoje per nje reforme te thelle te mbeshtetur ne shtrirje te qendrueshme dhe gjeografike. Keshtu ka deklaruar Ministri i Transportit dhe Infrastruktures, Edmond Haxhinasto, gjate nje takimi qe eshte shvilluar sot ne Durres me zyrtare te larte te Bankes Boterore, ne fokus te te cilit ishte projekti per ndertimin e ujesjellesit te ri te Durresit.

Shume shpejt do te prokurohet nje projekt i ri per furnizimin me uje te Durresit dhe zonave perreth, nje projekt ne nivelin e rreth 62.5 milione euro nga i cili do te perfitoje qyteti i Durresit dhe zona perreth.

“Zevendespresidentja e Bankes Boterore per Evropesn dhe Azine Qendrore, Laura Tuck, pasi eshte njohur me funksionimin e impiantit te ujerave te zeza dhe situaten e furnizimit me uje, tha se projekti i ri per ujin e pijshem do te jete nje investim mjaft i rendesishem.” u shpreh Haxhinasto

“Projekti sjell perfitim per qytetaret dhe ndikim ne ekonomi. Ky projekt eshte i rendesishem per banoret e qytetit te cilet do te konsumojne uje me te shendetshem, por edhe per investitoret dhe ndoshta pritet te kete edhe rritje te numrit te turisteve. Nese ne arrijme te bejme kete projekt te rendesishem, atehere rritet mundesia per investime nga Banka Boterore edhe ne sektore te tjere.” tha Tuck

Projekti i Bankes Boterore perveç ndertimit te linjes se re te ujit te pijshem, parashikon edhe rehabilitimin e gjithe zones se plazhit dhe Durresit per kanalet sekondare dhe terciale. Ai parashikohet te perfundoje ne vitin 2018.

Shqiptarja.com

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0