Harta që tregon se cilët gjuhë të botës janë në rrezik zhdukje - Business Magazine Albania

Harta që tregon se cilët gjuhë të botës janë në rrezik zhdukje


Çuditërisht, ekzistojnë 7.099 gjuhë që ende fliten nëpër botë. Për fat të keq, një e treta e tyre janë nën kërcënimin e zhdukjes, shumë prej të cilave kanë vetëm 1000 njerëz që i flasin sot.

Sot Business Mag do t’ju tregojë se cilat gjuhë mund të zhduken më shpejt se sa pritej, duke u bazuar në gurut e gjuhëve, “Aleanca për Diversitetin Gjuhësor”, të cilët kanë krijuar një hartë të mrekullueshme interaktive duke nxjerrë në pah gjuhët më të rrezikuara në të gjithë globin tonë.

I titulluar “Projekti i Gjuhëve të Rrezikuara”, harta është e ndarë në tri kategori: gjuhët në rrezik, gjuhët e rrezikuara rëndë dhe gjuhët me vitalitet të panjohur. Përveç të gjitha pikave që shihni në hartën më sipër, pjesa shumëngjyrëshe e kartografisë jep edhe shumë informacione për numrin e folësve vendas, si dhe statusin e gjuhës së tyre.

Lexo: Password-et e Wi-Fi në aeroportet e të gjithë botës në një hartë të vetme

Azia ka mbi 2.294 gjuhë të folura, ndjekur nga Afrika me 2.144, Oqeani dhe Paqësori me 1.313 dhe Amerika me 1.061 gjuhë.

Tashmë ju mund të gjeni nëse gjuha jonë shqipe apo nëse gjuhët e tjera të botës do ta shohin përsëri dritën e diellit në të ardhmen.

Burimi: theculturetrip.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0