Happy si një partner ideal biznesi, më shumë se 480 mijë anëtarë dhe 30 partnerë të kënaqur nga përfitimet - Business Magazine Albania

Happy si një partner ideal biznesi, më shumë se 480 mijë anëtarë dhe 30 partnerë të kënaqur nga përfitimet

Happy

Në epokën e internetit dhe të rrjeteve sociale, aplikacionet online janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë tonë.

Në Shqipëri, si në çdo vend tjetër të botës, aplikacionet online kanë gjetur shtrirje të gjerë te një shumicë e konsiderueshme e popullsisë që i përdorin si një mënyrë për të lehtësuar marrjen e shërbimeve, kryesisht nëpërmjet programeve të besnikërisë.

Në rastin konkret, një model suksesi është “Happy Mobile App”aplikacioni online i kartës Happy që ndihmon anëtarët e saj të njihen në kohë reale me një larmi përfitimesh nga dyqanet partnere, të kenë kontroll të plotë mbi llogarinë e tyre,

Karta Happy me aplikacionin e saj online shënon një risi absolute në tregun shqiptar si skema e vetme multi-brand e cila ofron përfitime të shumëfishta për anëtarët besnikë duke qëndruar lider për katër vite në treg me një gamë të gjerë shërbimesh.

Çfarë nisi si një program inovativ, i krijuar për t’i shpërblyer klientët për besnikërinë e tyre ndaj markave partnere, është kthyer në një aplikacion të domosdoshëm për rreth 480 mijë anëtarë që kanë zgjedhur të anëtarësohen për të marrë një sërë përfitmesh nga blerjet që kryejnë.

Çdo blerje në këto dyqane rregjistrohet në sistem me një sasi pikësh dhe grumbullimi i tyre pas blerjeve reflektohet me ulje çmimesh, kupona dhe bonuse të favorshme në produkte të ndryshme.

Aplikacioni i ri Happy ka pësur një rritje me 33% të përdoruesve, duke treguar sa shumë i dashur dhe i nevojshëm po bëhet ky aplikacion për qytetarët të cilët duan të marrin shërbimet më të mira në treg nga partnerët që ndajnë të njëjtin vizion si Happy.

Klienti është qendra e vëmendjes në aplikacionin e Happy, i krijuar për të  shërbyer me pasion dhe profesionalizëm ndaj qytetarëve, ku secili mund të bëhet pjesë përmes shkarkimit të aplikacionit ose krijimit të një llogarie online në www.happy.al.

Partnerët “besnikë”

Programi  “Happy” përfshin gamën e dyqaneve më të frekuentuara në vend si rrjeti i supermarketeve SPAR, elektroshtëpiaket NEPTUN, shërbimet e Digicom, kompania lider në tregtimin e lodrave për fëmijë dhe artikujve sportivë JUMBO, veshjet dhe aksesorët e Fashion Group Albania me brandet e njohura: Mango, Aldo, Prenatal, Geox, Cortefiel, Carpisa, Parfois, Okaidi, Springfield dhe Women’Secret.

Por ka ende për të shtuar pasi Happy është siguruar që programi të ofrojë zgjidhje efikase edhe në kryerjen e pagesave, pasi në partneritet me Tirana Bank, përfitimet e Happy përfshihen edhe me produktin e përbashkët Kartë Krediti Visa, ku ofrohen lehtësi financimi përmes një limiti kredie.

Duke përdorur këtë kartë të dedikuar krediti, qytetarët përfitojnë dy-fish pikë për çdo blerje në dyqanet partnere, kupon extra, mundesi pagese me keste me komision 0% ne periudhen 2-12 muaj, oferta të personalizuara për blerjet dhe pikë bonus të cilat mund të shpenzohen sipas dëshirës në dyqanet partnere.

Gjithashtu, Happy numëron mbi 20 partnerë në industri të ndryshme si agjensi udhëtimesh, restorante, apo farmaci ku me anë të pikëve të mbledhura mund të përfitoni kupona zbritje apo oferta të shumëllojshme për shërbimet që merrni.

Biznesi juaj si partner i Happy dhe “2nd Loyalty Summit” 

Arsyeja pse Happy cilësohet si unik për tregun shqiptar është se i kushton një vëmendje të veçantë përzgjedhjeve të çdo klienti, në të njëjtën kohë duke i kushtuar rëndësi partnerëve të tij.

Në aktivitetin e përvitshëm, Happy sjell përfitime dhe për kompanitë të cilat ndajnë të njëjtin vizion dhe kanë qëllime të përbashkëta me të. Me një numër të lartë klientësh në pak kohë dhe objektiva afatgjata, Happy ndihmon kompanitë të maksimalizojnë vlerën e biznesit dhe të zgjerojnë qëllimet e tyre.

Lexo: Shqipëria i bashkohet EFSA-s në fushatën mbarë evropiane për të parandaluar Murtajën Afrikane të Derrave (#StopMAD)

Një paketë e plotë shërbimesh 360° pëmbush të gjitha nevojat e biznesit duke përfituar nga shumë vite përvojë me klientë në industri të ndryshme.

Për të rritur përfitimet e anëtarëve të tij, Happy është i hapur të bashkëpunojë me çdo biznes dhe dyqan që dëshiron t’i shërbejë komunitetit të mbi 480 mijë anëtarëve, blerës të rregullt në dyqanet partnere të tij.

Për më shumë detaje rreth eksperiencës të shkurtër por të sukseshme të Happy në tregun shqiptar, kompania fton të gjithë bizneset që duan të zgjerojnë aktivitetin e tyre dhe të arrijnë një audiencë më të gjerë klientësh në “2nd Loyalty Summit”, një event networking ku mund të njihen më mirë me çdo shërbim që ky program ofron për biznese të industrive të ndryshme. Loyal Summit do të mbahet më 7 Qershor në oren 10:30 tek Someetings, AirAlbania Stadium ku cdo individ apo person mund të marrë pjesë për të  zbuluar mundësi të reja bashkëpunimi me fitime afatgjata.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0