Hapet qendra më e re e inovacionit në Tiranë, ICTSlab përgatit të rinjtë për sfidat e shekullit

Hapet qendra më e re e inovacionit në Tiranë, ICTSlab përgatit të rinjtë për sfidat e shekullit


Nëse jeni student, freelancer, sipërmarrës apo thjesht keni pasion teknologjinë, qendra më e re e inovacionit në Tiranë ICTSlab vjen për t’i dhënë jetë ambicieve tuaja profesionale.

Themeluar në Prill të 2018-ës si pjesë e vizionit të shtëpisë botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit ICTSmedia, ky laborator multifunksional me në fokus edukimin, inovacionin dhe sipërmarrjen do të përgatisë rinjtë shqiptarë për sfidat e reja të këtij shekulli.

Hapja e ICTSlab në Shtator afirmon më tej misionin e ICTSmedia jo vetëm të ndryshimit pozitiv në shoqëri përmes teknologjisë por edhe përmirësimit të imazhit shqiptar kudo në botë.

Me tre laboratorë kompjuterikë me më shumë se 30 kompjutera, sallë ngjarjesh e prezantimesh të përshtatshme për një mori aktivitetesh si: wokshope, hackathone, tryeza të rrumbullakët si dhe një hapësirë kolaborimi për ekipe dhe individë të talentuar në fushën e sipërmarrjes, qendra ICTSlab do të shndërrohet në ambientin më të dashur jo vetëm të fëmijëve por edhe profesionistëve.

Hapja e dyerve të ICTSlab në Tiranë sjell disa prej kurrikulave më të avancuara ndërkombëtare të cilat do të ndihmojnë fëmijët në zhvillimin e aftësive kyçe të zgjidhjes së problemeve, forcimit të logjikës, nxitjen e të mendurit kritik dhe kreativ, promovimit të punës në ekip, eksplorimet artistike dhe vënien në praktikë të metodologjive më të mira në tregun ndërkombëtar.

Planprogrami për moshat 7-14 vjeç parashikon aftësimin në: gjuhën e programimit Scratch, robotikë, Arduino, arkitekturë kompjuterike, Minecraft, zhvillimin e lojërave dhe aplikacioneve për telefonët celularë, zhvillimin e aplikacioneve dhe lojërave për ueb, dizajnim, modelim dhe printim 3D me seanca mësimore zhvillohen dyherë në javë.

Për moshat 15-19 vjeç, ICTSlab ofron planprogramin i cili konsiston në: njohjen e gjuhës së programimit Python, arkitekturave kompjuterike, njohjen Raspberry PI,  zhvillimin e lojërave dhe aplikacioneve për ueb dhe mobile.

Gjithashtu për këtë kategori moshash do të ofrohen kurse profesionale dhe certifikime në fushat e blockchain, infrastrukturave të rrjeteve, zhvillimin e aplikacioneve Android, iOS, ueb, mësimin e JAVA, menaxhimin e mediave sociale, marketingut e shumë të tjera.

Krahas planprogrameve për fëmijët e grupmoshave 8-14 vjeç dhe 15-19 vjeç, ICTSlab shpërblen fëmijët të cilët kryejnë me sukses trajnimet duke i anëtarësuar në klubin e talenteve Young Talents Club.

Kështu ata do të kenë mundësinë të ekspozohen në gara kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare duke përfaqësuar jo vetëm ICTSlab por edhe Shqipërinë.

Me Klubin e Talenteve ICTSlab do të organizojë për herë të parë National Summer Camp në bashkëpunim me qendra të tjera edukative të shteteve fqinje si Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Kampi veror do të shërbejë që të rinjë të shkëmbejnë eksperienca me njëri tjetrin.

ICTSlab ofron gjithçka që një mendje kreative mund të ketë nevojë për të qenë sa më produktive. Ambiente të përbashkëta apo ambiente private të dedikuara nëse doni të punoni nga tavolina juaj dhe të qëndroni të fokusuar, ndërmjetësim me investitorë potencial, ndërmjetesim për punësimin tuaj në kompanitë innovative në rajon.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0