Hapet Qendra e Biznesit në Prishtinë nga Banka Ekonomike

Hapet Qendra e Biznesit në Prishtinë nga Banka Ekonomike


Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se është hapur Qendra e Biznesit në Prishtinë, në Lagjen Kalabria, Rr. Rexhep Krasniqi pn (afër Stacionit të Autobusëve).

Qendra e Biznesit-Prishtinë-businessmag

Me qëllim që të jemi sa më afër klientëve dhe të ju ofrojmë shërbime sa më cilësore, Banka Ekonomike ka hapur Qendrën e Biznesit në Prishtinë . Kjo qendër do të përmbushë të gjitha nevojat e klientëve, në veçanti atyre të biznesit. Përveç shërbimeve bankare, stafi ynë i specializuar do të jetë në shërbimin dhe këshillimin e klientëve tanë të cilët do të përfitojnë zgjidhjet e veçanta dhe adekuate të ofruara nga Banka.

Kjo qendër përmban edhe hapësirën vetëshërbyese me teknologji inovative për të ofruar shërbime 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Banka Ekonomike-Qendra e Biznesit-Kosovë-businessmag

Ky hap konfirmon misionin e bankës për të ofruar shërbime të shpejta dhe cilësore duke vazhduar të mbetemi besnikë ndaj klientëve tanë.

Për informacione shtesë apo detaje të tjera, ju mund të vizitoni njërën nga degët më të afërta të Bankës Ekonomike, apo të telefononi në Qendrën e Thirrjeve në +381 (0) 38 500 500.

/Telegrafi/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0