Hapet në Përmet inkubatori i parë i produkteve tipike shqiptare

Hapet në Përmet inkubatori i parë i produkteve tipike shqiptare


Një hapësirë e përbashkët për fermerët e zonës së Përmetit për të prodhuar produktet tipike me metoda tradicionale dhe certifikuar ato me kërkesat e tregut dhe sigurisë ushqimore duke i garantuar aksesin në treg edhe fermerëve të vegjël.

Ky inkubator me dy linja prodhimi, një për raki të ndryshme tradicionale të zonës dhe tjetra për tharje, prerje dhe paketim fruta – perimeve, është një investim i mbështetur në 70% të vlerës nga skemat kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2018 si dhe pjesa tjetër nga një donacion të Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim.

“Janë të njohur sot në treg, glikotë e Përmetit, rakitë e Përmetit, të llojeve të ndryshme, gatime të njohura që sot janë të njohura, por jo kushdo mund t’i gjejë kollaj sot në treg. Pse nuk i gjen dot kollaj në treg? E para sepse shumë prej këtyre prodhimeve janë informale, janë të pastandardizuara. Janë të shkëlqyera, shumë të shijshme, por nuk e provojnë dot para AKU-së që janë të tilla. Sepse nuk kanë fletën e analizave, nuk dëshmojnë dot që respektojnë standardet higjeno-sanitare, dhe për këtë arsye nuk dalin dot lirshëm në treg dhe ndaj në ngurojmë të rritin sasinë e prodhuar.

Ky inkubator bën pikërisht këtë gjë, pra adreson pikërisht këtë problematikë. Jep mundësinë jo vetëm prodhuesve të konsoliduar, që sot kanë një etiketë, janë të regjistruar, por edhe atyre që janë artizanalë, fermerë artizanalë, apo amvisa artizanale, që nuk e kanë dot as hapësirën, as pajisjet, as mundësinë të arrijnë ato standarde që legjislacioni ynë për sigurinë ushqimorë kërkon. Atëherë zgjidhja është pikërisht ky inkubator. Mund të vijnë këtu, mund të përdorin pajisjet e këtij inkubatori dhe ta marrin prodhimin të paketuar, të etiketuar, të çerfikuar si ushqim dhe ta shesin lirshëm në treg. Në këtë mënyrë edhe sasia për të prodhuar rritet, edhe mundësia për ta marketuar siç duhet rritet,” ka thënë ministri.

Minstri është shprehur se ky model do të përhapet në gjithë Shqipërinë.

“Do ta shtrijmë në gjithë Shqipërinë në mënyrë që prodhimet tipike që dalin nga këto inkubatorë t’i japim dhe kanalin e tregut.”

Gjatë kësaj ceremonie ishin të pranishëm, Drejtori i Zyrës Rajonale të Tiranës të Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim, z. Nino Merola, ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, Drejtoresha e AZHBR Frida Krifca, deputetë, përfaqësues të ndryshëm të pushtetit vendor etj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0