Hapet aplikimi për të rinjtë e diasporës në programin OriginAL - Business Magazine Albania

Hapet aplikimi për të rinjtë e diasporës në programin OriginAL

OriginAL

Më 25 maj 2022 është hapur thirrja për aplikime në programin OriginAL. 40 të rinj nga diaspora të moshës 18-24 vjeç do të përzgjidhen që të kenë mundësi të shijojnë vendin e tyre të origjinës, në një mënyrë tërësisht të veçantë.

Kriteret bazike për aplikim janë:

  • Mosha: 18-24 vjeç;
  • Të mos keni jetuar në Shqipëri/Kosovë pas moshës 12 vjeçare;
  • Të keni origjinë shqiptare (të paktën një prind apo gjysh/e shqiptar).

Nëse i plotësoni këto kritere atëherë jeni të duhurit për të qenë pjesë e programit OriginAL. Për mënyrën se si mund të aplikoni ju mund ta shikoni videon e mëposhtme.

Apliko!

OriginAL synon të ofrojë një udhëtim edukativ dhe kulturor që përfshin përvojë vullnetare, e cila do të motivonte të rinjtë shqiptarë të diasporës për të eksploruar dhe për t’u lidhur me shqiptarët në vendet tona. Ne jemi ambiciozë për të krijuar një histori suksesi të lidhjes kuptimplotë të të rinjve shqiptarë me vendet e tyre të origjinës dhe kjo histori fillon tani.

OriginAL është një program i përbashkët i krijuar nga GERMIN dhe Global Albanians Foundation(GAF). Është modeluar në idenë e Birthright Israel, Birthright Africa, Reconnect Hungaria, Birthright Armenia dhe programe të tjera të ngjashme në vende të ndryshme. Qëllimi i programit është t’u ofrojë një përvojë vullnetare, arsimore dhe kulturore të rinjve shqiptarë të Diasporës (18-24 vjeç) në vendlindjet e tyre, pa pagesë.

OriginAL pranon rolin e Qendrës Teknologjike te inovacionit EXINN Technology Center dhe Andrea Papa në krijimin dhe zhvillimin e emrit të brandit OriginAL dhe kontributin e tyre bujar në programin Original duke lejuar përdorimin e fjalës OriginAL pa asnjë kosto, si një kontribut social për të promovuar Brand Albania në mbarë botën.

Si vit pilot, synohet të vijnë të paktën 40 të rinj shqiptarë nga e gjithë bota në Shqipëri dhe Kosovë për dy javë në vitin 2022, duke synuar të rritet ky numër në qindra e më pas në mijëra të rinj shqiptarë nga e gjithë bota në vitet e ardhshme. Kjo ka qenë një përpjekje bashkëpunuese që filloi me një mbledhje fondesh në internet që tashmë ka mbledhur afërsisht 70% të fondeve të nevojshme për të mbuluar shpenzimet e programit. Thirrja për aplikim për të rinjtë e diasporës është e hapur nga fillimi i muajit maj 2022. Udhëtimi do të zhvillohet në gusht.

Apliko!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0