OriginAL, programi i dizajnuar nga organizata GERMIN dhe i mbështetur nga Fondacioni Global Shqiptar, ka hapur thirrjen për aplikime për grupet e vitit 2026. Programi ofron një përvojë falas dyjavore edukative, kulturore dhe vullnetare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut për të rinjtë nga diaspora shqiptare në mbarë botën.
Tashmë në vitin e katërt prej lancimit, OriginAL ka mirëpritur 257 pjesëmarrës nga 25 shtete, me rezultatete të prekshme që lidhin brezat e rinj të diasporës me kulturën, historinë dhe njëri-tjetrin. Ky program i bën të rinjtë shqitparë nga e mbarë bota të njohjin më afër edhe realitetet bashkëkohore të vendeve amë, duke i inspiruar të marrin lidership në çështje me rëndësi.
Në vitin 2026, programi synon të bashkojë mbi 150 të rinj në një udhëtim transformues të rikthimit dhe lidhjes me rrënjët, duke zgjeruar spektrin e aktiviteteve dhe mundësive.
Kush mund të aplikojë
OriginAL është i dedikuar për të rinjtë e diasporës që duan të lidhen me rrënjët dhe të njihen me bashkëmoshatarë nga mbarë bota. Aplikantët duhet të:
Jenë me prejardhje shqiptare (të paktën nga një prind)
Të jenë të moshës 18–24 vjeç
Të shfaqin interes për kulturën, historinë, komunitetin dhe të mësuarit
OriginAL është më shumë se një program — është një udhëtim drejt përkatësisë, identitetit dhe lidhjes me rrënjët.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.