Hakerët janë duke marrë në shenjë 1.5 miliardë përdorues të Gmail - Business Magazine Albania

Hakerët janë duke marrë në shenjë 1.5 miliardë përdorues të Gmail


Janë 1.5 miliardë njerëz që e përdorin Gmailin e Google dhe shërbimet e Kalendarit. Dhe tani, një studiues i sigurisë thotë se ata janë të gjithë në rrezik të bien viktimë e një mashtrimi të ri.

Në një deklaratë të kësaj jave, Kasperski tha se ka analizuar Google Calendar dhe Gmail dhe ka gjetur se përdoruesit po marrin njoftime të padëshiruara për një link me një URL phishing. Ata që klikojnë në këtë link, dërgohen në një faqe me qëllime jo të mira, ku nëse i hedh të dhënat e kartës së kreditit, mund të të vidhen.

Sipas Kasperski, problemi qëndron në një opsion në Google Calendar dhe Gmail që lejon hakerët të krijojnë një ngjarje kalendarike dhe pastaj përdoruesit automatikisht të marrin një njoftim për të.

Por, ajo që është më interesante për këtë manovër, sipas raportit, është se hakerët nuk po përdorin emaile tradicionale për ta kryer punën e tyre.

“Scam kalendar” është një intrigë shumë efektive, pasi shumica e njerëzve janë mësuar të marrin mesazhe spam nga emaile ose aplikacione të dërguara”, tha Maria Vergelis, hulumtuese e sigurisë në Kasperski. “Por, kjo nuk mund të ndodhë kur bëhet fjalë për aplikacionin e Kalendarit, i cili qëllimin kryesor e ka për të organizuar informacionet në vend që t’i transferojë ato”.

Vergelis vazhdoi të thotë se çdo skemë e thjeshtë bëhet më e përpunuar dhe më e komplikuar me kalimin e kohës.

Në shumicën e rasteve, përdoruesit që klikuan linkun, panë një mundësi për të fituar një “çmim” në qoftë se ata japin të dhënat e tyre të kreditit në faqe. Kur kjo ndodhi, i vetmi “çmim” ishte numri i vjedhur i kartës së kreditit.

Çfarë mund të bësh për t’u mbrojtur?

Është një ide e mirë që të jeni të kujdesshëm dhe t’i informoni punonjësit tuaj për gabimet sa më parë që të jetë e mundur.

Gjërat e para në fillim. Mbani në mend se nuk duhet të klikoni në linqet që ju janë dërguar nga një burim i panjohur ose nga dikush që krijon një ftesë në kalendarin tuaj pa dijeninë tuaj. Është gjithmonë një gjë e mirë të jesh skeptik rreth kërcënimeve me të cilat përballemi.

Së dyti, sigurohuni që kurrë mos t’i ndani informatat tuaja personale në një faqe nëse nuk e dini se çfarë është dhe nëse nuk mund ta verifikoni se është e vërtetë. Megjithëse nuk mund të jeni gjithnjë 100 për qind i sigurt, bëni më të mirën tuaj për të mos hequr të dhëna në faqe të dyshimtë.

Së fundi, dhe ndoshta më e rëndësishmja, fikni funksionin që automatikisht shton ftesa kalendarike në kalendarin tuaj të Google. Kjo menjëherë do t’i ndalojë hakerat që t’ju marrin në shenjë.

Për ta bërë këtë, shkoni te Kalendari juaj dhe zgjidhni ikonën gear në krye.
Zgjidhni Cilësimet e ngjarjes dhe klikoni “Jo, shfaq vetëm ftesat për të cilat unë jam përgjigjur” nën menunë zbritëse.

Në fund të fundit, Kasperski tha se mashtrimi është i lehtë për t’u shmangur, në saj të preferencave të Google.

Pra, gjërat e para së pari – fikni atë funksion të add-automatically. Pastaj sigurohuni që punonjësve tuaj t’u jepni një informacion mbi sigurinë.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0