Gwen Stefani: Çelësi drejt kreativitetit dhe suksesit është e vërteta! - Business Magazine Albania

Gwen Stefani: Çelësi drejt kreativitetit dhe suksesit është e vërteta!


Një ndër gjërat që deri tani kam mësuar në jetën time është që procesi krijues është më i rëndësishëm se rezultati përfundimtar. E gjitha ka lidhje me udhëtimin, nga fillimi i një projekti deri te përfundimi i tij. Gjithmonë jam përpjekur të fokusohem tek e tashmja pavarësisht se çfarë mund të fitoja në fund.

Kam zbuluar se krijimi ka një anë shpirtërore. Kjo më ka lejuar të jem e vetëdijshme për një ndjenjë apo mendim të caktuar si dhe të vlerësoj pasionin krijues, pavarësisht nëse ai vjen nga burim profesional apo personal. Gjatë përpjekjeve të jetës sime, që nga muzika deri te dizanji i rrobave, tre konstantet ku jam mbështetur janë: të qënit e vërtetë, e qartë në lidhje me projektin dhe e kthjellët për ndjenjat e mia estetike.

Sipas këtyre parimeve kam koordinuar aktivitetet e mia të biznesit me arritjet e mia personale. Kur grupi “No Doubt” regjistroi këngën Rock Steady, ne kishim më shumë se një dekadë në karrierën tonë. Sapo isha martuar dhe ndjeja se ishte koha e natyrshme për të bërë një pushim. Shpirtërisht, ky “pushim” u shndërrua në një “projekt.” Zhanret dhe llojet e tjera të muzikës që dëgjoja me frymëzuan, duke më mundësuar kështu krijimin e albumit tim të parë solo, me kengët: Love, Angel, Music, Baby.

gwen-stefani-businessmag

E njëjta gjë vlen dhe për modën. Procesi i krijimit të një veshjeje ka qenë gjithmonë një pasion, që kur isha vajzë e vogël. Gjatë fillimeve në grupin “No Doubt”, i projektoja gjithmonë vetë veshjet e mia dhe e shijoja anën kreative të këtij proçesi. Gjatë të njëjtit “pushim”, frymëzimi për të krijuar muzikë përkoi me dëshirën për të krijuar linjën time të parë të veshjeve, L.A.M.B. Dizanjet u frymëzuan nga rroba që më pëlqenin dhe doja t’i vishja – shumë e thjeshtë. Zbulova që njerëzit reagonin kur isha krijuese dhe shkëmbimi që kisha me njerëzit që vishnin rrobat e mia në shfaqjet e modës së New Yorkut, më dha frymëzim që të punoja më shumë dhe të rrisja markën time.

Duke qënë e vërtetë/e hapur me veten dhe bindjet e tua përmes punës, procesi mund të jetë shumë terapeutik. Pas këngës “This is what the truth feels like”, kam pasur një valë të madhe frymëzimi duke regjistruar këngë pas këngë. Muzika mund të jetë jashtëzakonisht e fuqishme, sidomos kur shkruan në lidhje me jetën tënde. Ka pastërti në të. Me “No Doubt” , kemi bërë llojin e muzikës që shpreh sinqeritet për jetët tona. Luanim së bashku në një garazh në Anaheim dhe nuk kishim asnjë ide nëse ndonjëherë do të bëheshim një grup i njohur! Kjo kishte të bënte me procesin e të qënit së bashku dhe krijimit të muzikës së bashku. Gjithmonë donim të ishim krenarë dhe të sinqertë me atë që do të krijonim.

Evolucioni është një proçes shumë i natyrshëm. Në punë apo në jetë, është më mirë që të mos mendoni më shumë seç duhet apo t’i “detyroni” gjërat të ndodhin. Gjërat duhet të rrjedhin në mënyrë të natyrshme. Me albumin e “No Doubt”, “L.A.M.B” apo “This is what the truth feels like”, e gjitha kishte lidhje me proçesin dhe udhëtimin. Respektimi i pasionit dhe të qënit e sinqertë në çdo moment është diçka që e kam mësuar edhe në jetën reale. Për mua, rëndësi ka fokusimi në të tashmen dhe më pak në atë se çfarë do të ndodhë në fund.

 

/Gwen Stefani, Marrë nga profili i saj në LinkedIn.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0