Guvernatori Sejko takon profesionistët e rinj, pjesëmarrës të Programit LEAD Albania 2021 - Business Magazine Albania

Guvernatori Sejko takon profesionistët e rinj, pjesëmarrës të Programit LEAD Albania 2021

profesionistët

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë z. Gent Sejko zhvilloi një takim me pjesëmarrësit e Programit LEAD Albania 2021* të organizuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Programi LEAD Albania.

Qëllimi i programit është që t’u sigurojë pjesëmarrësve, të cilët janë profesionistë të rinj dhe të talentuar shqiptarë, përvoja të drejtpërdrejta në procesin e qeverisjes së Shqipërisë. Përvoja pasurohet me një komponent edukimi, në kuadër të të cilit pjesëmarrësve të Programit u jepet mundësia për t’u njohur dhe për t’u takuar me udhëheqës të nivelit të lartë nga sektori publik dhe privat, diplomatë etj.

Gjatë këtij takimi, Guvernatori Sejko prezantoi misionin, objektivat, vizionin, vlerat, rolin dhe rëndësinë e institucionit të Bankës së Shqipërisë si bankë qendrore. Ai theksoi se vizioni i Bankës së Shqipërisë është qeverisja e mirë, përmes forcimit të pavarësisë, rritjes së llogaridhënies e transparencës, me qëllim rritjen e besimit të publikut tek institucioni.

Guvernatori u shpreh se Banka e Shqipërisë ka si objektiv kryesor arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Nëpërmjet arritjes së këtij objektivi, Banka e Shqipërisë ndihmon në krijimin e premisave të duhura për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike të vendit, të punësimit dhe të mirëqenies, ruan vlerat e kursimeve, si dhe ndihmon stabilitetin e zhvillimin e sistemit financiar. Përmbushja e objektivit realizohet nëpërmjet hartimit dhe zbatimit në mënyrë të pavarur të politikës monetare.

Lexoni: Sejko: BSH optimiste. Nuk ka nevojë për stimuj të tjerë financiarë

Si emetuese e monedhës kombëtare, Banka e Shqipërisë nxit funksionimin normal të sistemit të pagesave me synim: sigurimin e qarkullimit të sigurt, të shpejtë dhe me kosto të ulët të parasë në ekonomi; parandalimin e rrezikut sistemik; dhe ruajtjen e stabilitetit të institucioneve dhe tregjeve financiare.

Gjithashtu, një vëmendje të veçantë i kushton edhe edukimit financiar të publikut, ku nëpërmjet programeve edukuese synon kultivimin dhe përforcimin e  kulturës financiare në shoqërinë shqiptare.

Në vijim Guvernatori u shpreh se si një ndër institucionet më të rëndësishme në vend, Banka e Shqipërisë i ofron mundësi unike të zhvillimit profesional punonjësve të saj në fusha të ndryshme të aktivitetit të përditshëm, duke zhvilluar aftësitë e tyre teknike, përmirësuar cilësinë e punës, si dhe duke përsosur punën në grup. Institucioni u mundëson punonjësve orientimin drejt teknikave dhe metodologjive të bazuara në analiza rigoroze dhe diskutime profesionale, sipas praktikave më të mira të bankave qendrore europiane.

Për studentët dhe të sapo diplomuarit Banka mundëson kryerjen e praktikave mësimore, nëpërmjet programeve specifike të formimit, apo përfshirjes në projekte të veçanta të saj. Këto praktika mësimore synojnë përcjelljen e një modeli njerëzor e profesional në forcimin e karrierës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0