Guvernatori Sejko: Rënia e ekonomisë është kalimtare

Guvernatori Sejko: Rënia e ekonomisë është kalimtare

Guvernatori Sejko

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në takimin e 43-të të Klubit të Guvernatorëve të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit.

Në qendër të diskutimeve të takimit ishte trajtimi i situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe efektet e saj në ekonomitë e vendeve anëtare dhe atë globale. Guvernatorët e bankave qendrore u shprehën se kanë marrë në analizë situatën e krijuar nga pandemia, e cila tashmë përbën një sfidë të vërtetë për politikëbërësit.

Guvernatori Sejko mbajti një fjalë për pjesëmarrësit ku u shpreh se, në linjë me parashikimet në nivel global, edhe në Shqipëri, si pasojë e masave të kujdesit të marra për kontrollin e përhapjes së pandemisë Covid-19, gjatë vitit 2020, aktiviteti ekonomik pritet të shënojë rënie, e cila parashikohet të jetë kalimtare dhe të rikuperohet më pas në vitet në vijim.

Lexoni: Banka e Shqipërisë: Shtyhen këstet e kredisë edhe për tre muaj

Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë e masave të ndërmarra nga autoritetet publike për përballimin e kësaj situate, si paketat fiskale dhe miratimi i fondeve për garancitë sovrane të ofruara nga qeveria shqiptare për të mbështetur me kredi bankare kompanitë.

Në vijim, guvernatori prezantoi masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për të minimizuar kostot e pandemisë Covid-19 në ekonominë e vendit, si ulja e normës bazë të interesit në nivelin historik prej 0.5%, furnizimi me të gjithë likuiditetin e nevojshëm të sistemit bankar në vend duke hequr kufijtë sasiorë, eliminimi i kostove të operimit të sistemeve të pagesave elektronike, sigurimi i pandërprerë i ekonomisë me para fizike, shtyrja me dy tremujorë e pagesave të kësteve të kredisë për bizneset dhe familjet në vështirësi financiare, si dhe ndryshimet rregullative me qëllim sigurimin e zgjidhjes së kërkesave të klientëve dhe sigurimin e shëndetit të bankave dhe sistemit në tërësi.

Në përfundim, Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të përdorë instrumentet që disponon, në bashkëpunim me gjithë autoritetet në vend, me qëllim kapërcimin e kësaj situate dhe krijimin e premisave për një rimëkëmbje sa më të shpejtë të ekonomisë.

Pjesëmarrës në këtë takim, i cili u zhvillua online, më datë 1 qershor, ishin drejtuesit e bankave qendrore të vendeve anëtare të Klubit si: Banka Qendrore e Republikës së Turqisë, Banka e Sllovenisë, Banka Kombëtare e Rumanisë, Banka Kombëtare e Bullgarisë, Banka Kombëtare e Çekisë, Banka e Greqisë, Banka Qendrore e Malit të Zi, Banka Kombëtare e Serbisë, Banka e Izraelit, Banka Kombëtare e Polonisë, Banka Qendrore e Republikës Popullore të Kinës, etj.

Lexoni: Paga e luftës, zgjerohet lista e përfituesve

Informacion mbi Klubin e Guvernatorëve

Klubi i Guvernatorëve u krijua në vitin 1998, me nismën e Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë. Vendet anëtare të këtij Klubi janë 26: Shqipëria (nga viti 1998), Greqia, Turqia, Rumania, Bullgaria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Federata Ruse, Ukraina, Izraeli, Azerbajxhani, Armenia, Gjeorgjia, Kazakistani, Kirgistani, Moldavia, Taxhikistani, Kina, Çekia, Polonia, Kroacia, Sllovenia, Bjellorusia dhe Hungaria. Qëllimi i tij është të forcojë lidhjet midis bankave qendrore të rajonit dhe të nxisë bashkëpunimin rajonal nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave më të mira e trajtimit në tryeza të rrumbullakëta në nivel guvernatorësh ose ekspertësh të çështjeve problematike të momentit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0