Paga e luftës, zgjerohet lista e përfituesve

Paga e luftës, zgjerohet lista e përfituesve

Paga e luftës

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka njoftuar në faqen zyrtare se, pagën e luftës prej 40 mijë lekësh, do të mund ta përfitojnë të gjithë personat e larguar nga puna midis datës 1 mars dhe 17 maj.
Në këtë mënyrë zgjidhet problemi për shumë persona, që nuk po arrinin të përfitonin nga kjo paketë, për shkak të kufizimit që ishte vendosur që data e largimit nga puna duhet të ishte maksimumi deri në 10 prill.

Në Fletoren zyrtare është botuar një ndryshimi në aktin normativ PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 305, DATË 16.4.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE, TË DOKUMENTACIONIT DHE TË MASËS SË PËRFITIMIT TË NDIHMËS FINANCIARE PËR TË PUNËSUARIT AKTUALË DHE PUNONJËSIT E LARGUAR NGA PUNA SI PASOJË E COVID-19”

Ky ndryshim përcakton “Dhënie ndihme financiare, prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh, për ish-të punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.”.

Nryshimet parashikojnë gjithashtu që “Në rastet e mosaplikimit nga ana e subjektit, ndihma financiare për të punësuarit apo ish-të punësuarit do të jepet menjëherë pas miratimit nga administrata tatimore. Miratimi kryhet pas verifikimit të kritereve bazuar në të dhënat që administrata tatimore disponon apo të dhënave që të punësuarit apo ish-të punësuarit do të dorëzojnë.

Lexoni: Banka e Shqipërisë: Shtyhen këstet e kredisë edhe për tre muaj

Të dhënat që do të dorëzohen janë të njëjta me ato të paketës së parë. Afati për dorëzimin e këtyre të dhënave është deri në datën 5 qershor 2020.”
Deri tani, nga paketa e dytë financiare kanë përfituar rreth 108 mijë persona, nga 176 mijë që ishte parashikuar në momentin që u prezantua kjo paketë.

Ndryshime të tjera në VKM

“Të punësuarit apo të ish-punësuarit, të cilët përfitojnë ndihmën financiare sipas këtij vendimi, përjashtohen nga përfitimi njëkohësisht nga paketat e mbështetjes shtetërore të pagesës së ndihmës ekonomike si dhe të pagesës të së ardhurës nga papunësia, mbështetur në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, sipas të cilit nuk lejohet përfitimi në të njëjtën kohë nga dy skema të mbështetjes shtetërore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0