Gulf, sjell skemën piramidale të karburantit edhe në tregtinë me pakicë

Gulf, sjell skemën piramidale të karburantit edhe në tregtinë me pakicë


Sula është drejtues i një furgoni. Transporti është puna e tij dhe thotë se në xhep i kanë mbetur tollonat e Gulf me vlerë 20 mijë lekë. Kjo është gropa që i krijoi kompania e tregtimit të naftës Gulf, një prej mijëra klientëve.

Prej pak ditësh kompania ka ndërprerë furnizimin me naftë të klientëve, të cilëve paraprakisht u ka shitur naftë me vlerë më të ulët se tregu, duke u marrë paratë për një naftë që do të merrnin më vonë.

Klientët nuk kanë asnjë përgjigje, ndërsa tatimet kanë lëshuar udhër sekuestro së fundi. Dy kompanitë që menaxhojnë këtë biznes në segmentin e shumicës dhe pakicës Sun Petroleum Albania dhe Sun Petroleum Albania Trading janë offshore. Kjo e bën të pamundur identifikimin e aksionerëve përgjegjës.

Në bazë të kërkesës së tatimeve e në QKB për të mos lejuar tjetërsimin e pasurisë dhë të drejtat pasurore që i përkasin këtij tatimpaguesi deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve tatimore, rezulton se kompania ka një detyrim tek Tatimet prej gati 41 milionë lekësh. Mbi 65% e kësaj vlerë është krijuar nga mospagesa e TVSH-së.

Kompania rezulton të mos ketë paguar as sigurimet e punonjëve me vlerë 6.5 milionë lekë.

Prodhimi dhe tregtia e naftës duket një mallkim për vendin. Në nivel përpunimi prej vitesh ARMO vijon të shfaqë e rishfaqë kriza menaxhimi, me gropa të mëdha financiare në buxhetin e shtetit. Me Gulf, skema e abuzimit shtrihet edhe në tregtinë me pakicë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0