Grupe brenda grupeve, risia e WhatsApp - Business Magazine Albania

Grupe brenda grupeve, risia e WhatsApp

WhatsApp

Community Feature është opsioni i ri i WhatsApp. Ai do të lejojë të bëhemi lehtësisht pjesë e grupeve. WhatsApp Communities do të jetë një vend i ri, ku administratorët e grupeve do të kenë më shumë kontroll në grupet e WhatsApp. Ky opsion i ri do të jetë një zgjerim i grupeve, pra administratorët do të kenë mundësinë të krijojnë grupe brenda grupeve.

Aktualisht, ky version është në fazën e testimit. Administratori i një WhatsApp Community do të ketë më shumë kontroll sesa një administrator grupi pasi administratorët e Community do të kenë më shumë opsione dhe mjete për veprime të ndryshme.

Përdoruesit do të bëhen pjesë e grupit manualisht ose me anë të një linku “Community Invite Link”, në varësi të privatësisë së komunitetit. Ky zhvillim i ri do të jetë i disponueshëm për pajisjet me sistemin Android dhe IOS

Duke punuar tek veçoritë e WhatsApp Community, ajo po synon të mbyllë hendekun në rritje midis tij dhe aplikacioneve të tjera të mesazheve si Telegram dhe Signal. Në fillim të këtij viti, politika e re e privatësisë së WhatsApp shkaktoi konfuzion midis përdoruesve rreth informacioneve që do të ndante me kompaninë mëmë, Facebook. Kur WhatsApp ra bashkë me të gjithë rrjetin e aplikacioneve të Facebook muajin e kaluar, Telegram fitoi 70 milionë përdorues.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0