Gratë fitojnë më shumë terren në biznes - Business Magazine Albania

Gratë fitojnë më shumë terren në biznes

Gratë

Gratë po fitojnë terren gradualisht në fushën e biznesit. Ato janë shefe në mbi 39 mijë ndërmarrje, duke zënë 47 % të të punësuarve. Sipas të dhënave të INSTAT për  vitin 2022, 31.2 për qind e ndërmarrjeve që ushtrojnë veprimtari në Shqipëri drejtohen nga gratë, me një rritje të  lehtë me 0.1 për qind krahasuar me një vit më parë.

Pra e thëne ndryshe, 39.074 ndërmarrje kanë në krye një administratore grua. Nëse do ti kategorizojmë sipas numri të të punësuarve, ndërmarrjet e drejtuara nga gratë janë kryesisht ndërmarrje me 1- 4 të punësuar.

E përkthyer në shifra, 34.816 ndërmarrje kanë 1-4 punonjës, 2.109 ndërmarrje kanë 5-9 punonjës, 1660 kanë 10 -49 të punësuar dhe 489 ndërmarrje kanë mbi 50 veta staf. Aktivitetet “Tregti” dhe “Shërbime të tjera” shënon pjesëmarrjen më të lartë të grave në vendimmarrje, respektivisht me 34,2 për qind dhe 40,2 për qind.

Megjithatë edhe në sektorë të tjerë kanë hapësire të konsiderueshme, siç është Akomodimi dhe shërbimi ushqimor ku zënë 28.4 për qind,  apo informacioni dhe komunikacioni, ku janë drejtuese apo zotërojnë  25,4  të ndërmarrjeve.  Industria, ndërtimi si dhe sektori i bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve kanë përfaqësim më të ulët.

Ndërsa më pak interes për gjininë femërore i transportit dhe magazinimit, ku regjistrohen vetëm 8.1 për qind të kompanive që kanë drejtuese një zonjë. Gratë zënë 47,0% të të punësuarve gjithsej dhe sektori me përfaqësimin më të ulët të tyre është sektori i ndërtimit me 17 për qind.

Skan TV

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0