Granit Doshlaku, folës në AllWeb Albania 2019: “Fokusohuni tek SEO" - Business Magazine Albania

Granit Doshlaku, folës në AllWeb Albania 2019: “Fokusohuni tek SEO”


Shqiptari nga Kosova, Granit Doshlaku vjen këtë edicion si folës në konferencën e marketingut dixhital, AllWeb Albania që organizohet në datën 17 Tetor në Tiranë.

Ai tregon për BusinessMag se pjesa më e madhe e eventeve në të cilat ka qenë folës janë lokale. Disa nga ato përfshijnë Business Tuesday, e organizuar nga ICK me temën “Monetizimi i Web-it shqip”, NASA Space App Challenge me temën “Google Search Operators: Power Tips”, Digital Diplomacy Day e organizuar nga Kolegji Universum me temën “Përdorimi i makinave të kërkimit në diplomacinë digjitale” etj.

Lexoni: Pse duhet të merrni pjesë në konferencën e marketingut dixhital, AllWeb Albania me 17 Tetor?

Ai është ligjërues i certifikuar nga Digital Marketing Institute me bazë në Irlandë. Ka ligjëruar për rreth 3 vite mbi temën Search Marketing me fokus në SEO & Content Marketing. Për momentin është duke ligjëruar mbi Search Marketing në Innovation Centre Kosova (ICK).

Granit Doshlaku është bashkë-themelues dhe drejton departamentin e Search Marketing pranë Manaferra, agjenci dixhitale me bazë në Prishtinë, Kosovë. Në kuadër të agjencisë organizojnë trajnime & workshop-e të rregullt për klientët e tyre lokalë dhe ndërkombëtarë mbi tema që lidhen me SEO, Content & PPC.

Graniti ka filluar të merret me marketing digjital që nga viti 2009, kur pati filluar të ndërtonte website dhe t’i monetizonte ato me Affiliate Marketing. SEO-n e ka zbuluar në vitin 2010 si mënyrë shumë efektive për të dërguar trafik kualitativ në website që menaxhonte vetë. Gjatë vitit 2012 ka nisur të punojë me NextSEO, agjenci lokale e specializuar në SEO dhe që punonte me tregun gjerman-folës. Aty Graniti ka punuar në industri të ndryshme siç janë Insurance, E-commerce etj. Në vitin 2014 bashkë-themeloi agjencinë Manaferra për marketing digjital (specializuar në Search Marketing & Web Development).

Gjatë këtyre 5 viteve ka punuar me klientë lokalë si Gazeta Express, që ka ndihmuar në rritjen e trafikut për 8 milionë vizitë më shumë, gjatë 6 muajve të parë të angazhimit në SEO, ProCredit Bank Kosova, etj dhe me klientë ndërkombëtarë si University of the Potomac (US), Sustainability Management School (CH), MetDaan (IE), Kiwi LMS etj. Gjatë kësaj kohe është specializuar në ofrimin e shërbimeve për tre industri specifike: Higher Education, SaaS dhe News/Media. Pjesa më e madhe e klientëve të tyre vijnë nga këto tre industri, por nuk mungojnë as klientët që janë në industri të tjera (Real Estate, Law Firms, Local Businesses, etj).

Zbuloni në videon më poshtë disa nga tematikat për të cilat do të flasë Graniti gjatë prezantimit të tij në AllWeb Albania 2019.

Lexoni: AllWeb Albania ka një ofertë speciale për të gjithë studentët. Përfito biletën me një çmim prej 35€

Agjencia e tij lançoi Picasio në vitin 2016, një prej platformave të para që u mundësonte publikuesve dhe marketerëve të krijonin përmbajtje interaktive. Me Picasio ju mund të krijoni tre formate me kontent interaktiv (Personality Quiz, Trivia Quiz, dhe Slideys). Brande si RedBull dhe të tjerё e kanë përdorur Picasio dhe performanca e tyre ka qenë e suksesshme.

“SEO është një nga kanalet e marketingut digjital me efikasistetin dhe kthimin në investim më të madh, por prapë mbetet shumë pak i njohur në tregun shqiptar. Nëse jeni biznes dhe nuk keni menduar akoma se si ta shfrytëzoni SEOn në benefitin tuaj, duhet të filloni tani me krijimin & implementimin e një strategjie që do t’ju ndihmojë të krijoni prezencë në rezultatet e kërkimit,” këshillon lexuesit e BusinessMag Graniti. “Nëse jeni i/e re dhe SEO ju duket fushë interesante, ju rekomandoj që të filloni të mësoni bazat, krijoni një projekt për të eksperimentuar dhe të shihni rezultatet e punës suaj duke u rankuar të parët në Google. LinkedIn e ka listuar si një nga top punët më të kërkuara prandaj dikush me aftësi solide në SEO nuk mbetet kurrë pa punë”.

Lexoni: AllWeb Albania 2019 prezanton folësit e rinj, Kirsten Jassies, Henry Leerentveld dhe Granit Doshlaku

Për sponsorizime, bileta apo informacione më të detajuara kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose [email protected]

Si edhe me Darko Buldioski, në 070/ 30 70 40 ose në [email protected]

ose mund të blini biletën tuaj në https://allweb.al/tickets/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0