Google u detyrua të shtynte lançimin e chatbotit të tij Bard në Bashkimin Evropian
Siç raportohet, Google planifikoi ta lançonte Bard-in në BE këtë javë, por komisioni irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave tha se kompania nuk e kishte përshkruar se si planifikon të pajtohet me rregullat e mbrojtjes së të dhënave të BE-së, raportoi fillimisht Politico. POLITICO
Një zëdhënës i Google tha për Insider se kompania kishte folur me Komisionin për Mbrojtjen e të Dhënave në javët e fundit dhe kishte ndarë dokumentacionin përkatës, por nuk shtjelloi arsyet specifike të pezullimit – ose sa kohë mund të kalojë para se Bard të lansohet në Evropë.
Lexo: Inteigjenca Artificiale në fokus: Një kërcënim apo mundësi?
“Ne thamë në maj se donim ta bënim Bard më gjerësisht të disponueshëm, përfshirë në Bashkimin Evropian, dhe se do ta bënim këtë me përgjegjësi, pas angazhimit me ekspertë, rregullatorë dhe politikëbërës”, tha një zëdhënës i Google për Insider.
“Si pjesë e këtij procesi, ne kemi biseduar me rregullatorët e privatësisë për të adresuar pyetjet e tyre dhe për të dëgjuar reagimet”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.