Google+, rrjeti social i dyte me i madh ne bote pas Facebook - Business Magazine Albania

Google+, rrjeti social i dyte me i madh ne bote pas Facebook


Google+ eshte bere tashme rrjeti i dyte social me i madh ne bote, duke kaluar Twitter qe renditet i katerti. 
 
Gjithsesi, te dyja rrjetet jane shume larg Facebook-ut, i cili, sipas nje sondazhi te fundit, perdoret nga me teper se 51% e popullsise online ne bote.
 
Trendstream Global Web Index vlereson se per tremujorin e fundit te vitit 2012, Facebook kishte 693 milione perdorues aktive, i ndjekur nga Google+ me 343 milione.
 
Firma ka konsideruar edhe YouTube si nje rrjet social dhe sipas vleresimeve, ka rezultuar se faqja renditet e treta, e ndjekur nga Twitter qe ka 288 milione perdorues aktive.
 
Studimi nuk numeron numrin total te perdoruesve, por vetem ata aktive me kriterin nje mujor. Ne tetor, Mark Zuckerberg u shpreh se Facebook kishte 1 miliard perdorues aktive ne muaj.
 
Edhe pse Google+ renditet rrjeti i dyte me i madh ne bote, shume njerez mendojne se platforma eshte si nje “qytet fantazem”, duke qene se te pakte jane ata qe kontribojne per te. Megjithate, Google po punon fort per ta ndryshuar kete fakt. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0