Google pritet të shpenzojë $625 milionë për blerjen e Apigee - Business Magazine Albania

Google pritet të shpenzojë $625 milionë për blerjen e Apigee


Sot, Google ka bërë të ditur synimin e tij për të blerë zhvilluesin e software-ve Apigee në një marrëveshje që është vlerësuar rreth 625.000.000 $. Apigee software, lejon kompanitë për të lidhur më mirë shërbimet e tyre dixhitale të aplikacioneve të përdorura nga klientët apo partnerët, dhe marrëveshja përfaqëson përpjekjen e Google për të rritur praninë e tij në biznesin cloud.

Sipas Diane Greene, personi i ngarkuar në drejtimin e divisionit cloud tek Google, shprehet se softueri që Apigee zhvillon është kritik për bizneset që janë në procesin e kalimit në cloud apo edhe për ata që janë thjesht duke planifikuar një lëvizje. Specialiteti i Apigee është menaxhimi i API-ve me të cilat shërbimet dixhitale lidhen kur një kompani shënon një blerje apo kur një porosi është vendosur nga një klient apo një furnizues.

Blerja do të bëj që Google të paguajë aksionerët e Apigee një total prej 17.40 $ për aksion. Së bashku me blerjen, vjen jo vetëm Apigee si kompani, por edhe lista e saj e gjatë e konsumatorëve që përfshin AT&T, Burberry, Vodafone, Walgreens dhe Live Nation ndër të tjera. Është e drejtë të thuhet se marrëveshja mund të konsiderohet si një lehtësim për kompaninë e cila, që në momentin kur është bërë publike, është ndodhur shpesh në telashe. Ata filluan me një çmim të aksioneve për $17, por në Shkurt të këtij viti, pati një rënie të ulët prej $ 5.45 për aksion, derisa në mënyrë të qëndrueshme u ngjit përsëri në $ 16.34 për aksion.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0