“The Telegraph” raporton se gjiganti teknologjik është në bisedime me operatorë mobilë për lançimin e një telefoni nën brendin e Google-it për të zgjeruar rrugën e kompanisë në krijimin e pajisjeve të reja.
Sistemi operativ i kësaj kompanie, Android, është aktiv në katër të pestat e të gjithë telefonave të shitur në botë. Ky sukses ka bërë që Google të bashkëpunojë me LG-në dhe Huawein për krijimin e telefonave të brendit Nexus.
Për Google kanë punuar shumë kompani, por duket se tani gjiganti teknologjik dëshiron që vetë të marrë nën kontroll dizajnin dhe prodhimin e telefonave.
Sipas raportimit, pajisja do të lançohet nga fundi i vitit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto