Google gjobitet me 5 miliardë $ për shkelje të privatësisë - Business Magazine Albania

Google gjobitet me 5 miliardë $ për shkelje të privatësisë

Google është paditur me 5 miliardë dollarë për shkelje të privatësisë të përdoruesve të tij. Juristët pretendojnë se gjigandi i kërkimit ka gjurmuar historinë e kërkimit të miliona përdoruesve të saj, pavarësisht se ata kaluan në “Incognito” të Google Chrome, i cili siguron njerëzit që historia e tyre nuk ruhet.

Juristët që merren me çështjen, kanë thënë se depoja e të dhënave personale të Google është “diçka që shkrimtari George Orwell as nuk mund ta imagjinonte.” Procedimi gjyqësor u regjistrua në San Jose, California, dhe pretendon se nëse një përdorues klikon ose jo reklama të mbështetura nga Google, kompania vazhdon të mbledhë të dhëna për atë person përmes aplikacioneve të ndryshme, të tilla si Google Analytics.

Rezultati i kësaj, është se Google është në gjendje të krijojë një pamje të qartë të këtij përdoruesi, nga miqtë dhe hobi i tyre dhe tek “gjërat më intime dhe potencialisht të sikletshme” që ata kërkojnë në internet.

Google nga ana tjetër i kundërshton pretendimet, ku zëdhënësi Jose Castaneda i tha CNET : ” Incognito në Chrome ju jep mundësinë që të shfletoni internetin në mënyrë të sigurte. Siç e kemi deklaruar edhe më herët , faqet e internetit mund të jenë në gjendje të mbledhin informacione rreth aktivitetit tuaj. ”

Ladbible

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0