Google mbron Apple, në betejën e saj kundër FBI-së - Business Magazine Albania

Google mbron Apple, në betejën e saj kundër FBI-së


Drejtori Ekzekutiv Sundar Pichai ka dalë në mbrojtje të kompanisë Apple në betejën që ka filluar kjo e fundit kundër FBI-së. Qeveria Amerikane i ka kërkuar kompanisë Apple të japë informacionin e plotë që ka brënda iPhone-it të njërit prej terroristëve të ngjarjes së San Bernardinos, Kaliforni. 

Në një seri mesazhesh në Twitter, kreu i Google shprehet se kompania e tij është dakord  të japë informacion mbi përdoruesit duke u bazuar gjithmonë tek urdhrat ligjorë. Sundar Pichai e shikon të paarsyeshme t’ju mundësojë përqasje ndaj informacioneve personale të përdoruesve, qeverisë amerikane nëpërmjet një programi që dobëson sigurinë e informacionit.

Apple është duke zhvilluar një betejë me urdhrin e gjykatës për të lejuar FBI-në të marrë informacion nga iPhone që i përkiste njërit prej terroristëve në masakrën e San Bernardinos. Drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook ju drejtua klientëve me një letër publike, ku theksonte rëndësinë e ruajtjes së informacionit personal ndaj çdo aktori tjetër, përfshirë këtu qeverinë. Ai argumentoi se nëse kompania Apple ndihmon FBI-në për të marrë informacion nga telefonët iPhone, kjo do të përbënte një shkelje të të drejtave të qytetarëve amerikanë.

Mesazhi i Sundar Pichai-t shprehte vullnetin e kompanive teknologjike për të ndihmuar qeverinë amerikane në rast nevoje, por jo t’u krijonte një portë hyrëse ndaj informacionit të përdoruesve në çdo moment pa kaluar hapat ligjore.

/TechInsider/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0